E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita, inspirim për tatuazhe

Ka shkuar deri aty admirimi për këngëtaren, Rita Ora saqë të bëhen edhe tatuazhe me fytyrën e saj.

Një fans, ka publikuar në profilin e Ritës në Twitter një fotografi ku shihet dora e tij me një tatuazh të sapo realizuar me fytyrën e Ritës.

Kjo gjë e ka lënë pa fjalë këngëtaren nga Kosova e cila e cila është shprehur:

“Oh Zot, kjo është çmenduri. E Mrekullishme” ka shkruar Rita pasi ka parë këtë tatuazh.

Disa ditë më parë, Rita ka nisur turneun e saj ’Radioactive’. Turneun e ka filluar duke performuar së pari në qytetin e Manchesterit për të vazhduar më pas edhe në qytete tjera të Anglisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›