Me 2009, 22 ambasada te reja
Ministria e Puneve te Jashtme te Kosoves parasheh qe ne vitin qe vjen, te hapen se paku edhe 22 ambasada te Kosoves ne bote. Kete e ka bere te ditur per gazeten "Zeri", Albana Beqiri, keshilltare e ministrit te Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni. "Gjithsesi, brenda vitit 2009, MPJ parasheh hapjen e se paku 22 ambasadave te Kosoves ne te gjithe boten", ka thene Beqiri. Ajo po ashtu ka shpjeguar se ne turin e dyte, nuk do te vijoje me te ngarkuar me pune, por me ambasadore. "Miratimi i Ligjit per sherbimin e jashtem te Kosoves, hap udhe edhe per hapjen e konkurseve ne te gjitha nivelet per ambasadat tona", ka theksuar Beqiri. Tashme 10 misionet diplomatike ia kane nisur punes ne vendet perkatese dhe 10 te ngarkuarit me pune si dhe sekretaret e ambasadave jane vendosur neper keto misione. Shuma prej 25 milione eurosh ende nuk eshte derdhur ne kete Ministri per blerjen e ndertesave.