E Diel, 1 Nëntor 2026

Fidel Ylli dhe Esat Ademit, njeri, president i KOKSH-it

KOKSH do te njohe sot presidentin e ri. Ne zgjedhjet e sotme te Asamblese se KOKSH-it, mes dy kandidateve te shpallur, Fidel Yllit dhe Esat Ademit, do te percaktohet edhe presidenti i ri i institucionit me te larte te sportit, ne vend. Nderkohe, muaji i fundit i pergatitjeve te dy kandidateve, para zgjedhjeve ka vijuar me kontestime dhe debate te ashpra. Palet konkurruese kane kontestuar njera- tjetren, madje ka pasur edhe akuza te ndersjella mes tyre. Gjithsesi, presidentit aktual te KOKSH-it, Hysen Domi, i ka perfunduar mandati i dyte. Ne vend te tij duhet te ishte emeruar presidenti i ri, i cili do te mesohet pikerisht, sot, pas zgjedhjeve, qe pritet te zhvillohen mes dy kandidateve. Sipas Fidel Yllit, aktualisht nje prej drejtuesve me te larte te KOKSH-it, platforma e shpallur prej tij eshte me e mira. Ai synon t'i jape nje zhvillim te metejshem sportit, ne vend. Nderkohe, kandidati tjeter, Esat Ademi, presidenti i Federates se Peshengritjes gjate 8 viteve te fundit, shprehet se ne rast se ai fiton zgjedhjet, atehere sportistet olimpiste do te jene me te fituarit ne kete mes.

Sot, do te jene votuesit e Asamblese ata qe do te percaktojne, mes tyre, pasuesin e Hysen Domit. Si po e presin sportistet garen per president te KOKSH-it? Sahit Prizreni, mundesi olimpik, i cili mbajti flamurin shqiptar gjate parakalimit, ne Lojerat Olimpike te Pekinit, thote se ai personalisht nuk ka te drejte vote, prandaj i pret i qete dhe pa emocione zgjedhjet, ashtu sikurse dhe pjesa me e madhe e sportisteve olimpiste ose kandidate te mundshem per te fituar te drejten e pjesemarrjes ne lojerat e ardhshme olimpike: "Personalisht nuk kam te drejten e votes, ne keto zgjedhje. Jane dy kandidate, drejtues sporti, gjate viteve te fundit. Nuk mund te flas per preferenca ne kete drejtim. E rendesishme eshte qe sporti te ece para, edhe pas zgjedhjeve, pavaresisht emrit qe do te fitoje," - thekson Sahit Prizreni.

KOKSH monitoron punen e federatave dhe Federata e Mundjes eshte nder me te rendesishme ne vend. Madje, para lojerave Olimpike ajo ishte edhe me e suksesshme se te tjerat. Mundesi Olimpik Sahit Prizreni, shprehet se sporti ne Shqiperi kerkon me teper vemendjen e te gjithe institucioneve, jo vetem atyre sportive, por edhe shteterore, me qellim qe te ece me ritmin e duhur. "Ne si sportiste profesioniste, kerkojme vazhdimisht qe te na plotesohen kushtet e nevojshme per te konkurruar dhe shpresojme qe pas zgjedhjeve, KOKSH-i dhe shteti te perqendrohen me teper per te na plotesuar nevojat tona," - perfundon Sahit Prizreni. Priten edhe debate gjate zgjedhjeve qe do te mbahen sot, per presidentin e ri.

Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›