Izraeli nuk pranon t`i kërkojë falje Turqisë

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman ka refuzuar kërkesën e Turqisë për falje, për shkak të ndërhyrjes në flotën e anijeve për në Rripin e Gazës, në muajin maj, ku u vranë tetë shtetas turq dhe një turko-amerikan.
Ky incident i kishte keqësuar raportet e Izraelit me Turqinë.
Turqia dëshiron që Izraeli të kërkoj falje për aksionin e ndërmarrë, në mënyrë që të ripërtrihen lidhjet miqësore.
Por, ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, thotë se Turqia duhet të kërkoj falje për “mbështetje të terrorizmit”.