E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 14 të vdekur nga dy shpërthime

Dy shpërthime kanë marrë jetën e të paktën 14 personave në qytetin e Ramadi-t në Irak, njoftojnë zyrtarët.
Kompleksi qeveritar në Ramadi kishte qenë edhe më parë objekt i sulmeve, gjatë këtij muaji.

Raportet sqarojnë se një bombë hodhi në erë një makinë, dhe vetëm disa minuta më vonë një tjetër shpërtheu jelekun teksa njerëzit ishin mbledhur për të parë skenën.

Të paktën katër policë ishin pjesë e viktimave, teksa 47 persona rezultojnë të plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›