E Diel, 1 Nëntor 2026

VV në Nju Jork flet për marrëveshjen dhe privatizimet

Privatizimet në Kosovë dhe marrëveshja e arritur në Brukesel po diskutohen edhe në Nju Jork. Kjo përmes prezantimeve në universitete të ndryshme që po zhvillon delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! që po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! kthehet në Nju Jork për t’i mbajtur tri aktivitete ku përfshihet edhe një prezantim në Universitetin e Colombias me temë “Sfidat e pas luftës në Kosovë”. Prezantimi do të mbulojë situatën politike ekonomikte në Kosovë, me theks të veçantë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar LVV.

Ndërkaq në “Cornell University”, kryetari i VV-së Albin Kurti dhe nënkryetari Shpend Ahmeti, do të mbajnë një tjetër prezantim ku do të diskutohet për efektet e privatizimit në Kosovë.

Ndërkaq në mbrëmje do të ketë prezantim dhe koktail ne mbështetje të Fushatës “Duaje tënden”.

VV kishte bërë të ditur se njëri prej përfaqësuesve në këtë delegacion, Visar Ymeri ishte kthyer në Kosovë për shkak të diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së Brukselit./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›