Rumania diskuton nesër për Kosovën

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë arsyeja që i bën bashkë në një takim, Kryeministri rumun, Victor Ponta dhe ministri i Jashtëm, Titus Corlatean të cilët do të diskutojnë për procesin e quajtur normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raportin agejncia rumune Adjepress. Takimi do të mbahet me anëtarët e komisionit për politikë të jashtme të dhomës së lartë dhe të ulët të parlamentit.
Parlamenti rumun fillimin e debatit e ka paralajmëruar më 31 maj gjatë vizitës së kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Bukuresht.
Parlamenti Evropian më 18 prill ka kërkuar nga pesë vendet anëtare të BE-së që ta pranojnë Kosovën, në mesin e të cilave është edhe Rumania. Pas kësaj, kryeministri Ponta pati deklaruar se edhe Bukureshti duhet t’i bashkohet familjes evropiane sa i përket Kosovës.
Ministri Corlatean më 16 maj ka thënë se në parlamentin rumun do të mbahet debat për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe në këtë kontekst, Rumania, vend që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, është e gatshme ta shqyrtoj qëndrimin rreth kësaj çështje./Indeksonline./