Më 21 maj Barroso mbërrin në Tiranë
27/04/2011 Zgjedhjet e 8 majit, Shqipëria në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve
Vizita e kryekomisionerit të KE-së, dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve
Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, do të vijë në Shqipëri në datën 21 maj. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, në takimin e zhvilluar dje në Presidencë me kreun e shtetit, Bamir Topi. Tashmë nuk përbën ndonjë gjë e re që diplomatët e huaj kanë rritur interesimin e tyre sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit në vendin tonë. Përveç angazhimit maksimal të ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë gjatë kësaj kohe, por edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe të Departamentit të Shtetit për çështjet e Evropës kanë treguar se zgjedhjet lokale nuk janë thjesht një proces votimi, pavarësisht fituesit apo humbësit. Më shumë se një herë, ndërkombëtarët kanë theksuar me forcë se 8 maji është vendimtar për ecurinë e proceseve të vendit tonë drejt BE-së, dhe kjo konfirmohet me faktin se vetëm dy javë pas zgjedhjeve do të mbërrijë në Tiranë presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe një delegacion i zyrtarëve të lartë të unionit.
Barroso për Shqipërinë
Në një prononcim të tijin më 29 mars, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka folur për rolin e BE-së karshi situatave të reja të krijuara në Shqipëri, sidomos pas demonstratave të 21 janarit, si dhe për raportet mes pozitës dhe opozitës në Tiranë. “Për situatën në Shqipëri kam biseduar disa herë me autoritetet shqiptare dhe kam shprehur keqardhje për zhvillimet në rajon. Demokracia e mirëfilltë e një vendi nuk mund të ndërtohet me grindje, ky do të ishte edhe mesazhi i dërguar miqve tanë në Shqipëri. Pra, pa bisedime dhe bashkëpunim të ndërsjellë mes pozitës dhe opozitës, parime këto të pluralizmit, ndryshe nuk ka alternative tjetër për avancimin e proceseve demokratike dhe ekonomike të vendit. Dhe ky bashkëpunim reciprok padyshim edhe neve do të na shtynte të kontribuojmë ekonomikisht dhe politikisht në Shqipëri duke mbështetur institucionet dhe zhvillimet e gjithmbarshme në vend”, është shprehur presidenti i KE-së, Barroso.
Deklarata e Barrosos
Kriza nuk do ta ndalë zgjerimin
Pak ditë më parë, vetë Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka siguruar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, siç është dhe Shqipëria, se kriza ekonomike nuk do ta ndalë zgjerimin e Unionit. “Kriza aktuale nuk mund të jetë një arsyetim për mosvazhdimin e përpjekjeve tona për bashkimin e familjes evropiane, në veçanti me vendet e Ballkanit”, ka deklaruar Barroso. Në deklaratën e tij, Barroso ka theksuar se BE-ja do ta çojë përpara zgjerimin, pasi, sipas tij, ekzistojnë kritere realiste që u mundësojnë vendeve të reja anëtarësimin. Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Sequi, nënvizoi dje faktin se “zgjedhjet e 8 majit janë jetike për proceset integruese të Shqipërisë”. Për këtë arsye, tha Sequi, duhet që këto zgjedhje të përmbushin standardet e kërkuara nga të gjitha palët në Shqipëri.
Presidenti Topi priti kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sequi
Sequi: Zgjedhjet e 8 majit jetike për ecurinë drejt integrimit në BE
Presidenti i Republikës priti dje në mesditë në një takim pune kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi. Gjatë këtij takimi, ku u diskutua situata në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, Presidenti Topi, duke iu referuar incidenteve në vend gjatë fushatës, theksoi sërish nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar. Gjithashtu një temë e rëndësishme për Topin gjatë takimit ishte edhe mbajtja me sukses e zgjedhjeve të lira, të ndershme, të cilat duhet të realizohen sipas standardeve demokratike. Ndërsa, nga ana e tij, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Sequi, vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet vendore të 8 majit kanë për ecurinë integruese evropiane të vendit tonë. Gjithashtu, gjatë takimit ambasadori Sequi e informoi kreun e shtetit shqiptar për vizitën e ardhshme në Tiranë të Presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë. Kryekomisioneri i KE-së, Barroso, pritet të mbërrijë në vendin tonë më 21 maj, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Gjithashtu, në lidhje me procesin zgjedhor në vend, në njoftimin e djeshëm nga zyra e shtypit të Presidencës bëhet me dije se sot, në orën 11:00, Presidenti Topi do të presë në një takim përfaqësues të organizatave vendore që do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e 8 majit 2011. Vëzhguesit vendorë që po marrin pjesë në monitorimin e fushatës postzgjedhore, por që do jenë të pranishëm dhe në ditën e zgjedhjeve, do jenë rreth 1200 persona të angazhuar në gjithë vendin. Vëzhguesit vendorë po bashkëpunojnë ngushtë në monitorimin parazgjedhor edhe me kolegët e tyre të OSBE/ODIHR-it, një grup ky prej 450 vëzhguesish.
KQZ thirrje partive
“Dërgoni urgjentisht listat për emërimin e komisionerëve”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje dje subjekteve politike që në orët në vazhdim të dërgojnë urgjentisht propozimet përkatëse pranë çdo KZAZ-je, në mënyrë që të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur emërimi dhe trajnimi i komisionerëve. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i KQZ-së, Arti Lushi, theksoi dje se të gjitha partitë parlamentare janë në shkelje të çdo afati ligjor për dorëzimin e listave të tyre. Ndërkohë komisionerët duhet të marrin të gjitha praktikat përkatëse dhe të njihen me detyrat që duhet të përmbushin në kuadër të zgjedhjeve lokale të 8 majit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shumë i shqetësuar për shkeljen e përsëritur të afateve ligjore nga ana e partive parlamentare që nuk kanë dorëzuar propozimet për anëtarët dhe sekretarët e qendrave të votimit. Sipas nenit 36, pika 2 e Kodit Zgjedhor, propozimet për komisionerët e nivelit të tretë duhet të ishin bërë jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve. Kjo vonesë nuk mundëson trajnimin në kohë dhe në cilësi të komisionarëve, shqetësim që është shprehur edhe në raportin e OSBE/ODIHR, duke e trajtuar si një ndër aspektet kryesore për mbarëvajtjen dhe përcaktimin e standardeve të procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e KQZ-së. “Në kushtet kur na ndajnë vetëm dy javë nga data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, trajnimi i komisionarëve, që do të administrojnë procesin në 4880 qendra votimi, është një nga fazat më të rëndësishme që duhet kryer”, përfundoi deklaratën e tij zëdhënësi i KQZ-së, Arti Lushi.