Më 21 tetor parlamenti maqedonas debaton për emrin
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë më 21 tetor do të debatoj për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Kryeparlamentari, Trajko Veljanovski me iniciativë të partisë PRSD-së, sot vendosi në rend dite dy propozim- rezoluta për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Me Rezolutat në fjalë, PRDS kërkon një qëndrim të unifikuar për sa i përket çështjes së emrit
Për kreun e PRDS-së, Tito Petkovski propozimi i fundit i mediatorit Nimic është plotësishtë i papërshtatshëm dhe sipas tij lidhur me emrin patjatër duhet të ketë konsenzus në mes mazhorancës dhe opozitës. (a.r/ina/balkanweb)