Gazeta kroate “Jutarnji list”: Bosnja ka radhën të njohë e Kosovën
ZAGREB - E përditshmja kroate “Jutarnji list” në një editorial të gjerë shkruan se përpos Malit të Zi dhe Maqedonisë, edhe Bosnja nuk duhet të jetë më peng i kërcënimeve serbe për fqinjët e saj. Duke analizuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me iniciativën e Serbisë për deklarimin e saj lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gazeta në fjalë thekson se njohja e Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia është edhe një betejë e humbur e Serbisë.
Më tej gazeta shkruan se tani Bosnja e ka radhën për ta njohur Kosovën dhe se ajo nuk ka kurrfarë arsye për të pritur për një hap të tillë, e posaçërisht, pasi që Bosnja tashmë e ka nënshkruar një Marrëveshje për asocim-stabilizim me BE.
Duke potencuar kandidatët të cilët do të iniconin njohjen e Kosovës në Parlamentin e Bosnjes, gazeta shkruan se kryeministri aktual i qeverisë boshnjake Nikola Shpiriç do të ishte njeriu më adekuat për një hap të tillë, duke cekur edhe përfaqësuesin e lartë për BeH Miroslav Lajçak i cili do të mund të ishte “kumbar” i kësaj iniciative.
(a.s/Balkanweb/RTK)