E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 27 gusht, takimi i radhës Thaçi-Daçiq

Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq. Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.

Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijanciq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton, transmeton RTK.

Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›