Kosova pret përgjigjen e Spanjës për Jasharin

Vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve kosovare për ekstradimin nga Spanja në Kosovë të të shumëkërkuarit Adnon Jashari.
Jashari akuzohet për vrasje, mbajtje të paautorizuar të armës dhe përdorim të saj.
Ai është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Valencia, në qershor të këtij viti. Jashari kërkohet edhe nëpërmjet Interpolit, rrjetit global të bashkëpunimit policor. Megjithëkëtë, Kosovës i ka dalë telash me ekstradimin e Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë.
Gazeta “Tribuna” ka kuptuar se Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar ndihmë Misionit të EULEX-it që të lehtësojë komunikimin me Spanjën për të ekstraduar Jasharin në Kosovë Shqipëria. /Indeksonline/