E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 28 qershor, shansi për t’u ndarë nga balta që hedhin për pushtet zanatçinjtë e politikës së vjetër

Kryetari i Partisë Socialiste,  Edi Rama, ka atakuar që nga Kuçova 2 kundërshtarët e tij politikë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke u shprehur se “politika e re tij e re nuk do t’i kundërvihet mllefit me mllef”. Kreu i PS-së është ndalur gjatë fjalës së tij tek ajo që ai e etiketoi si “industria e baltës që ka nisur të punojë në këtë prag fushate”. Në këtë kuadër ai u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve që e duan ndryshimin për të mos humbur arsyen përballë baltës e shpifjeve që do të gjenerojë lufta për pushtet e politikës së vjetër. “Fushata elektorale po afron dhe të gjithë, si gjithnjë prej 18 vjetësh, kanë nisur të bëjnë premtime për të marrë votat që pastaj, me votat që marrin, të bëjnë si gjithnjë çdo gjë tjetër përveç mbajtjes së premtimeve. Përballë nesh është Sali Berisha dhe jo vetëm ai, po e gjithë politika e vjetër e industrisë së akuzave, shpifjeve, fyerjeve, djathtas e majtas, që në javët e muajt në vijim do të punojë në ethe të papara, si asnjëherë më parë, për të na përbaltur, shkurajuar, mjegulluar arsyen e rrëzuar moralin. Por, ne nuk do ta humbasim mundësinë që na jepet për t’u ndarë nga Shqipëria e baltës së keqqeverisjes dhe nga balta që lufta për pushtet e zanatçinjve të politikës së vjetër të urrejtjes e të sherrit fut në të gjitha shtëpitë tona. Ne nuk do t’i kundërvihemi baltës dhe mllefit me baltë dhe mllef, po me fuqinë e besimit tonë tek ëndrra që na ka prurë në këtë sallë, të cilën do ta tregojmë qytet më qytet, fshat më fshat, shtëpi më shtëpi”, u shpreh Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›