E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 29 gusht, Kuvendi do shqyrtojë tetë projektligje

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Jakup Krasniqi, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e 29 gushtit. Në këtë seancë do të shqyrtohen për herë të parë tetë projektligje: Projektligji për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, Projektligji për mbeturina, Projektligji për Hekurudhat e Kosovës, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Forenzikës, Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta e banesave dhe Projektligji për fshatin Hoçë e Madhe.
Kryesia shqyrtoi gjithashtu kërkesën e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për caktimin e pagave, shtesave dhe benefiteve të punonjësve të këtij organi, ku vlerësoi se ajo nuk është e adresuar mirë dhe se kjo çështje nuk është në kompetencë të Kuvendit dhe Kryesisë.
Në mbledhjen e sotme, kryesia shqyrtoi edhe kërkesën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe të Përfaqësuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, për shtyrjen e shqyrtimit të dytë Projektligjit për Transmetuesin publik dhe të Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›