E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka realizuar nje takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Fernando de Galeinena. Theks të veçantë në këtë takim, i`u dha implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe funksionimi i një shtetit shumë etnik.
 

Zëvendës kryeministri Xhaferri u shpreh se implementimi i MO-së mbetet një nga prioritet e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë dhe se zbatimi i saj në praktik do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se Maqedonia është në rrugë për anëtarësim në familjen e madhe evropiane dhe implementimi i MO-së është njëra nga kushtet në këtë drejtim.
 

Zëvendës kryetari i Qeverisë Musa Xhaferri e falënderoi ambasadorin Galeinena për mbështetjen që vendi i tij i jep realizimit të projektit të përmirësimin e dialogut ndëretnik që realizohet nga Sekretariati për Implementimin e MO-së dhe UNDP-së.
Ndërkoh, ambasadori Galeinena theksoi se Spanja mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e një shteti shumë etnik të integruar në strukturat euro-atlantike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›