E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne SHBA. Panik ne Washington

Washingtoni dhe New York-u janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm, rreth orës 14:00 sipas orës lokale. Shumë njerëz dolën në rrugë të frikësuar, ndërsa u evukuuan zyrat e Pentagonit dhe selia e Kongresit. Lëkundjet, sikurse raportojnë mediat lokale, ishin 5.8 ballë sipas shkallës Rihter.

Përveçse në Washington, ato u ndjenë edhe në New York e deri në Ohio. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në jug të Washingtonit, saktësisht në Virxhinia, mes Richmond e Charlottesville.

Në Washington përveç ndërtesave publike u evakuuan edhe muzetë. CNN raporton se si në Pentagon shumë nënpunës, menduan së bëhej fjalë për një shpërthim bombe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›