E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Duhet të krijohen vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se aktivitetet ekonomike të qeverisë që ai drejton, do të kenë ndikim në “promovimin e punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimin e sektorit privat, dhe krijimin e një ambienti të sigurtë dhe stabilizuar për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë”, me qëllim të inkurajimit të tyre për investime të përbashkëta në Republikën e Kosovës.

Këto komente ai i bëri sot në Prishtinë, gjatë fjalimit në Forumin e Biznesit Kosovar-Kroat.

Thaçi ka theksuar se vendimi i institucioneve të Kosovës për vënien e masave të reciprocitetit për mallrat, ka krijuar “një fazë të re në përpjekjet tona për shtrirjen e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës”.

Ai është shprehur se përveç përcaktimit të prioriteteve nga aspekti i rregullimit të brendshëm ekonomik, “ne besojmë se është e rëndësishme që të orientohemi dhe të fokusohemi drejt fuqizimit të marrëdhënieve tona ekonomike bilaterale në kuadër të Marrëveshjes multilaterale rajonale CEFTA”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›