Më 31 tetor shqiptarët do të udhëtojnë lirisht
27/04/2010 Zbardhet data ekzakte e liberalizimit të vizave
KE pritet ta marrë vendimin në fillim të shtatorit, vlerësimi në qershor
Liberalizimi i vizave në vendet e Bashkimit Evropian për shtetasit shqiptarë që posedojnë pasaporta biometrike do të shpallet zyrtarisht në shtator 2010 dhe më 31 tetor 2010, me botimin në Fletoren yyrtare do të marrë fuqi ekzekutuese, çka do të thotë se kjo është dhe data më e mundshme kur shqiptarët do të dalin lirisht për në vendet e BE-së. Duke iu referuar asgjësisë së lajmeve “NOA”, e cila sqaron se datat janë shpallur bazuar në axhendën e organizmave evropianë dhe janë marrë për bazë afatet më të largëta kohore të mundshme, pra deri në javët e fundit të vjeshtës së këtij viti.
Në vijim të përgatitjes nga Komisioni të raportit të vlerësimit për përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Shqipëria hapat e parashikuara, procedurat me afate kohore, janë si më poshtë:
Fillon prezantimi dhe diskutimi i raportit të vlerësimit në formatet e Coweb (Këshilli) dhe LIBE (Parlamenti Europian) në datat 26 dhe 27 prill 2010, respektivisht.
Përgatitja e propozimit legjislativ nga Komisioni në kohë për t’u shpallur publikisht nga samiti i ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sarajevë më 2 qershor 2010.
Me hapjen e dritës jeshile nga Komisioni, Parlamenti Europian do të përgatisë vendimin përpara pushimeve të gushtit, për ta diskutuar në komisionet përkatëse (Komisioni i Brendshëm – LIBE dhe Komisioni i Jashtëm – AFET) dhe miratuar në sesion plenar gjatë muajit shtator 2010.
Këshilli i Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë do ta marrë vendimin gjatë takimit të datës 7/8 tetor 2010.
Kjo do të bëjë të mundur që regjimi i liberalizuar i vizave për Shqipërinë të bëhet realitet pas botimit në Fletoren zyrtare të BE-së në fund të muajit tetor 2010, data maksimale 31 tetor 2010.
Përveç kësaj procedure legjislative gjatë muajit qershor 2010 Ministrat e Brendshëm dhe Ministrat e Jashtëm mund të mbështesin politikisht procesin gjatë takimeve të parashikuara përkatësisht në 3/4 qershor (JHA Council) dhe 14 qershor 2010. Kjo vjen dhe pas vlerësimeve pozitive që i janë dhënë Shqipërisë për të katër blloqet, që janë: pasaportat, migrimi ilegal, ripranimi, lufta kundër krimit të organizuar.
Marrë nga “NOA”