Skemat e mikrokredisë, të efektshme në 2009-ën
27/04/2010 Rezultatet
Skemat e mikrokredisë e kanë përballuar me shumë sukses krizën financiare madje ata, ndryshe nga bankat kanë rezultuar me fitim. Zana Konini, kryetare e bordit të Unionit Kursim Kredi, thotë se kjo është e lidhur me mënyrën se si punojnë këto skema. "Me gjithë krizën e madhe dhe shumë të rëndë që kaloi ekonomia botërore në vitin e kaluar, bankat kooperative dhe unionet e kreditit mbijetuan shumë mirë. Ishin të vetmet institucione financiare që nuk u preken fare nga kriza. Dhe natyrisht, arsyet janë në mënyrën se si ato janë krijuar në filozofinë e tyre", deklaroi ajo. Në 2009-ën, Unioni që është lider në financimin e fermerit shqiptar e shtriu aktivitetin ne 200 fshatra tjera nga rrethet Pogradec dhe Malësi të Madhe. Kjo ka bërë që në skemë të përfshihen 28 mijë anëtarë, prej të cilëve 18 mijë janë klientë aktivë. Këtë vit priten zgjerime të tjera. "Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë shtrirjen gjeografike të unionit në fshatrat dhe zonat e reja. Këtë vit ne do të kalojmë 1 mije, numrin e fshatrave ku operojmë, nga tre mijë që janë në gjithë Shqipërinë. Do të forcojmë disiplinën financiare, do të rrisim aktivitetin e kredisë", tha Konini. Unioni kryen aktivitet në 16 rrethe te vendit. Ai ka një portofol kredie prej 3,9 miliardë lekë dhe depozita në vlerën e mbi 1,1 miliardë lekë.