Tualete portative për herë të parë në Plazh
27/04/2010 DURRES- Bashkia e Durrësit do të vendosë në bregun e detit përgjatë vijës së frekuentuar nga pushues kabina portative për tualete publike. Një pjesë e kabinave kanë mbërritur pranë ndërmarrjes së shërbimit komunal në Plazh dhe të tjera priten të vijnë.
Projekti
Dje në bregun e detit nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat, zonë që administrohet nga Bashkia e Durrësit ka nisur plugimi i rërës dhe dezinfektimi. Drejtori i ndërmarrjes komunale, Ali Karaj, ka thënë se krehja e rërës ka nisur në një sipërfaqe prej 17 ha dhe se gjithçka do të jetë gati me fillimin e muajit qershor. Një sërë masash janë marrë nga bashkia në prag të nisjes së përgatitjeve për pritjen e pushuesve në bregdet. Bashkia ka organizuar një takim me drejtues të ndërmarrjes së gjelbërim e pastrimit, Departamentin e Taksave e Tatimeve, Policinë e Shtetit, Shërbimit Shëndetësor, Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, Ujësjellësit, Elektrikut e struktura të tjera. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako është ndaluar tek disiplinimi i shërbimit në të gjithë gjatësinë e bregdetit të frekuentuar nga pushues vendës e të huaj. Shërbimet në rërë kanë nisur dje në mesditë me heqjen e masiveve të mëdha të leshterikut dhe të vijojnë gjatë gjithë kohës deri në përfundim të sezonit të plazhit. Bashkia ka konfirmuar se pas plugimit në 40 cm dhe dezinfektimit, do të vijohet me vendosjen e koshave në breg të detit dhe të kontenierëve të mbeturinave në anë të rrugës kryesore të plazhit. Sipas bashkisë, në çdo 40 m 2 do të vendoset një kosh dhe se shërbimi i pastrimit këtë sezon veror do të shërbejë në dy turne nga një turn në sezonet e deritanishme. Por ajo që ka bërë më shumë efekt në deklarimet e bashkisë ka të bëjë me montimin në disa nyjë të pikave sanitare portativë për të cilat është folur shumë së paku në dhjetë vitet e fundit. Komuna e Golemit e ka zgjidhur shmangien e ndotjes në det në brezin që shërben për banja pasi vendosi disa kabina sanitare me depozita të mëdha uji për tualete. Këto kabina pastroheshin në mbrëmje nga botet e shërbimit komunal në komunë, praktike e cila shmangu ndjeshëm ndotjen e detit nga fekalet. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Bashkia e Durrësit, e cila është deklaruar se një pjesë e këtyre kabinave plastike ka ardhur dhe është në magazinat e ndërmarrjes komunale në Plazh. Por çështja ka mbetur tek vendi se ku do të parashikohet vendosja e tyre. Bizneset turistike në Plazh po bëjnë të gjitha përpjekjet që këto kabina të vendosen pranë lokaleve të tyre. Deri tani shërbimet buzë deti janë detyruar të vënë në shërbim të pushuesve tualetet, ndërsa të tjerë i kanë mbyllur përfundimisht ato për shkak të higjienës në mungesë të ujit të rrjedhshëm. Kabinat janë plastike dhe me dy ndarje. Njëra anë shërben për meshkuj dhe ana tjetër për femra, ndërkohë që pranë tyre bashkia ka menduar të vendosë edhe dushe.