E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 4 prill, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Istogut

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë ditën e djeshme vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të komunës së Istogut. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Istogut do të mbahen më 4 prill 2010. Vendimi është marrë, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Nenin 56, pika 3 (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe Nenin 4, pikat 1 dhe 4 dhe Nenin 11, pikat 1

dhe 2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh konsultimet e zhvilluara me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që ti ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›