E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 8 maj, populli do ta ndëshkojë Edvinin, keqbërësin politik të Tiranës

04-04-2011 / Nga Skënder Mulliqi

Kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha, duke përshëndetur aksionin e forcave aleate kundër diktatorit famëkeq Muamar Gaddafi, tha: “Ne shqiptarët, në 20-vjetorin e shembjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysmë shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojmë lartë çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij”. Dhe vërtetë ka ardhur koha që ky farë Edi Rama - vëlla siamez me Gaddafin - si keqbërës i madh politik që është, të largohet me votën e lirë dhe korrekte të qytetarëve nga kryebashkiak i Tiranës pas 11 viteve. Në zgjedhjet e 8 majit duhet të përmbyset ky monstrum politik, i cili pareshtur po i sjell vetëm të këqija Shqipërisë. A nuk e vërteton këtë edhe fakti së me të nisur fushata zgjedhore, mafiozët e Edvin Kristaq Ramës qëlluan 4 herë në drejtim të kandidatit për kryetar të komunës së Dajtit, Besim Kuka, me qëllim që kundërshtarët politikë të PD-së të eliminohen edhe fizikisht nëse është nevoja. Ky është një sinjal i keq për fushatën elektorale të këtyre zgjedhjeve lokale të radhës. Nuk është kurrfarë çudie nëse ndodh ndonjë e keqe edhe më e madhe, nga ky matrapaz politik. Ky prototip i Muamer Gaddafit është i rrezikshëm, dhe për të mirën e të gjithëve duhet të largohet nga politika. Të gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë dhe kështu edhe njerëzit e ndershëm të PS-së duhet të dalin masivisht në zgjedhje, që me votën e tyre të lirë ta përmbysin Edi Ramën. Lulzim Basha pa ndonjë anim do të ishte zgjedhja më mirë dhe me fatlume për qytetarët e Tiranës të cilët janë lodhur nga marrëzitë e Edi Ramës. A nuk është vërtetuar shumë herë deri me tash së Edi Rama, është një person i pamoral politik, i cili nuk e ka dert mirëqenien e qytetarëve, por ka të vetmin synim që bashkë me klikën e tij të pasurohen pafundësisht. Kreu socialist si ushqyes të pasurisë që është,  nuk mund ta pranojnë faktin së duhet të largohet nga pushteti. Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë snobistë të vërtetë të cilëve fare nuk iu intereson demokracia dhe përparimi i popullit të vet. Ata janë të dhunshëm, ata janë dhunues të lirisë dhe demokracisë. Neokomunisti Edi Rama bëri përpjekje që me dhunë të përmbysë pushtetin legjitim të kryeministrit Berisha, në demonstratat e organizuara kohë më parë. Madje në këtë rrugëtim makabër strukturat kriminale të Edi Ramës vranë edhe 4 persona. Me të gjitha forcat bëri përpjekje që ta ndaloj rrugëtimin e Shqipërisë për në Evropë. Së pari, nuk la gur pa lëvizur që shqiptarët mos të inkuadrohet në strukturën ushtarake të NATO-s. Së dyti, u mundua ta stopojë liberalizimin e vizave, që sërish shqiptarët të mbesin të izoluar nga bota, sikurse e bëri këtë gjë voxhdi i tij diktatori Enver Hoxha. Rama është shumë i hidhëruar pse Shqipëria nën drejtimin e Sali Berishës ka shënuar të arritura të pamohueshme në secilin plan. Këtij nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të përdor një retorikë boshe. 11 vite kanë kaluar që kurse PS-ja drejton kryeqytetin dhe nuk ka sjellë ndonjë gjë të re, përkundrazi ka përkeqësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve. Për qytetarët gjithnjë e më shumë po përkeqësohet mirëqenia e tyre. Me gjithfarë ndërtimesh është duke e bërë Tiranën xhungël në asfalt. Sipas sondazheve paraprake për kryebashkiak të ardhshëm  është duke prirë me vota demokrati Lulzim Basha. Populli tashmë është shumë i vetëdijshëm se përparimet e rrjedhave ekonomike dhe rrjedhave politike janë të pamohueshme gjatë këtyre viteve. Dhe, me të drejtë besohet së rruga që e ka trasuar kryeministri Berisha më të gjitha këto ndërskamca dhe marifete ndër më të ulëtat që po i bëhen nga kreu socialist Edi Rama me kompani, do të vazhdohet edhe pas këtyre zgjedhjeve lokale. Vetëm miopët politikë nuk dëshirojnë t’i pranojnë rezultatet e arritura të Shqipërisë për një periudhë jo shumë të gjatë të qeverisjes me vendin e kryeministrit, Sali Berisha. Të gjithë shqiptarët kudo që janë gjatë vizitave që po ia bëjnë Shqipërisë vërtetë janë të impresionuar me nivelin e lartë të standardit të jetesës në vendin e shqiponjave. Kreu socialist  jam i sigurt së do të ndahen të zhgënjyer edhe në zgjedhjet lokale të 8 majit. Jemi dëshmitarë se në shumë vende të botës arabe përditë po përmbysën diktatorët e tipit Gaddafi-Rama etj. Po të kishte pak ndërgjegje dhe korrektësi politike Edi Rama, nuk do të ishte kandiduar fare për kryebashkiak të Tiranës. Këta nuk e kanë kuptuar dhe as që dëshirojnë ta kuptojnë së rrota historike nuk do të kthehet kurrë më pas. Ata një ditë do të mbesin vetëm si një ëndërr e keqe për shqiptarët... 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›