E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma ka refuzuar 70 mln euro për De Rosin

Drejtori i Romës, Bruno Konti, ka bërë të ditur se klubi një herë ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Çelsi për mesfushorin Daniele De Rosi. Kontrata e italianit me verdhekuqtë skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa është spekuluar se 28-vjeçari mund ta braktisë klubin kryeqytetas. Por kështu nuk mendon Konti. “De Rosi do të qëndrojë te Roma, nuk ka dyshim për këtë. Duhet t’ua kujtoj njerëzve këtë: Çelsi ofroi 70 milionë euro për të, shumë para, por Rozela Sensi e refuzoi”, ka thënë Konti për Radio Mana Mana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›