E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Përmet: Rama po luan me Rilindjen, si dikur Enveri

Propozimet e kreut socialist Edi Rama ne kete fushate elektorale per taksat, Kryeministri Sali Berisha i quajti dje me origjine kryekeput “Manifestin” e Partise Komuniste. Ndersa shtoi se Rama fyen shqiptaret duke quajtur rilindes kandidatet e Partise Socialiste. “Ketu nga ky shesh i Frasherllinjve gjeniale, dua t’i them edhe nje here Edi Rames se nuk ka fyerje me te rende per shqiptaret se veteshpallja juaj per rilindas, se shpallja e Tom Doshit per Sami Frasher, e Gramoz Rucit per Naim Frasher, e Anastas Angjelit si Koto Hoxhi. Ky eshte nje provokacion i pandershem, provokacion i padenje qe prek jo vetem permetaret dhe shqiptaret ne Shqiperi, por edhe shqiptaret ne te kater anet e rajonit edhe te botes, kudo qe ndodhen, te cilet kane te rilindasit shenjtoret e doktrines se tyre kombetare”, - tha Berisha gjate prezantimit te kandidateve per deputete te Partise Demokratike ne Permet. Ai tha se shqiptareve, u kujtohen vitet 67-70, se te njejten perpjekje djallezore beri Enver Hoxha, i cili u perpoq te denonte rilindasit, por e kuptoi se nuk mund ta bente pa kaluar mbi trupat e shqiptareve. “Ndaj shoku Rama hiq dore, mos ua perdhos kombit rilindesit me Tom Doshe, me Anastas Angjele, Gamoze Ruce, Fidel Ylle dhe veten tende. Tani thote se do te zevendesoje taksen e te 10-ve me taksa te larta, me taksat progresive, te cilat ishin ne fuqi para vitit 2005, te cilat kane origjine kryekeput “Manifestin” e Partise Komuniste dhe qe i futi per here te pare ne Shqiperi Spiro Koleka”, - vijoi akuzat kreu i qeverise. Sipas tij, me keto propozime, kreu socialist kerkon te frenoje bizneset, te largoje investitoret dhe bllokoje investimet. Ndersa gjate prezantimit te kandidateve per deputete te PD-se ne Tepelene, kreu i qeverise premtoi jo vetem rritje te rrogave dhe pensioneve, por edhe ndertimin e cdo rruge ne Tepelene dhe lidhjen e ketij qyteti me Tiranen brenda dy oreve me nje autostrade te mrekullueshme dhe me pas Boshti i Jugut.

FTESA

“Ju ftoj te bashkoheni ne fitoren tone, per pensione dhe rroga me te larta. Ne ju ftojme ju qe te votoni projektin tone, sepse ne kur themi do te ndertojme cdo rruge ne Tepelene e kemi faktuar kete , ju se shpejti shkoni ne Tirane brenda dy oreve me nje autostrade te mrekullueshme dhe me pas Boshti i Jugut do te vije ne Gjirokaster dhe ne Sarande ne nje kohe rekord”, - u shpreh dje Kryeministri, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›