E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kritika Rruges se Kombit: Kukesi u varferua Rozeta Rapushi

Kreu i LSI-se, Ilir Meta, kritikoi dje Rrugen e Kombit duke thene se sot ne qytetin e Kukesit ne raport me 4 vjet me pare kur u inaugurua kjo rruge e cila duhet te sillte progres, numri i familjeve te varfra eshte dyfishuar. “Une dua t’iu jap nje fakt i cili eshte shume trondites lidhur me Rrugen e Kombit, e cila u inaugurua kater vjet me pare. Sot ne qytetin e Kukesit ne raport me 4 vjet me pare kur u inaugurua kjo rruge, e cila duhej te sillte nje progres te jashtezakonshem ekonomik dhe social per kete qytet, sepse nga 7 ore qe behej Tirane-Kukes fale kesaj rruge distanca u shkurtua ne nje ore e gjysme, mund t’iu them se numri i familjeve qe jetojne me asistence sociale gati eshte dyfishuar”, - tha Meta dje gjate nje mitingu te prezantimit te kandidateve te LSI-se ne Sarande. Sipas tij, dy mije familje ne qytetin e Kukesit jetojne me nje asistence sociale prej rreth 30-40 mije leke te vjetra ne muaj. Cka sipas tij, do te thote se rruget vertete jane nje progres, por jane te tilla kur mbeshteten me politika konkrete ne funksion te rritjes se punesimit dhe te zhvillimit te ekonomise lokale nga nje qeverie e pergjegjshme dhe e kujdesshme. “Vendi ka nevoje per nje vizion tjeter per zhvillimin ekonomik te tij. Perrallave se Shqiperia po ia kalon edhe Gjermanise u ka ikur koha sepse jo ne Kukes, por edhe ne Sarande qe eshte kaq prane detit dhe gjithe ketyre te mirave te natyres ka nje varferi dhe ka nje papunesi mjaft te ndjeshme qe eshte e papranueshme per mundesite dhe per resurset qe ka komuniteti juaj per te ecur me shpejt perpara ne rrugen e prosperitetit. Por, absolutisht qe duhet nje qeveri e pergjegjshme, duhet nje qeveri e cila cdo dite ka ne axhenden e saj problemet me konkrete te qytetareve dhe jo nje qeveri dhe nje Kryeminister qe e kane mendjen sesi te bejne lajme gjithe diten duke dale live”, - theksoi Meta. Nga ana tjeter ai tha se sfida e kesaj force politike eshte per nje fitore sa me te thelle, per te marre te pakten 2 deputete ne Qarkun e Vlores.

AKUZAT

“Perrallave se Shqiperia po ia kalon edhe Gjermanise u ka ikur koha, sepse jo ne Kukes, por edhe ne Sarande qe eshte kaq prane detit dhe gjithe ketyre te mirave te natyres, ka nje varferi dhe ka nje papunesi qe eshte e papranueshme per mundesite dhe per resurset qe ka komuniteti juaj per te ecur me shpejt perpara ne rrugen e prosperitetit. Duhet nje qeveri e pergjegjshme, e cila cdo dite ka ne axhenden e saj problemet me konkrete te qytetareve dhe jo nje qeveri dhe nje Kryeminister qe e kane mendjen sesi te bejne lajme gjithe diten duke dale live”, - akuzoi dje kreu i LSI-se.

LSI: Programi yne i duhet Shqiperise

Nga ana e saj kandidatja per deputete e LSI-se ne Rrethin e Sarandes, Katina Gogo, u shpreh dje e bindur se fitorja e LSI-se ne 23 qershor ne Sarande si ne gjithe Qarkun e Vlores dhe ne gjithe Shqiperine do te jete spektakolare. Kjo sipas saj per faktin se LSI-ja ofron alternativen qe i duhet vendit ne kete moment te veshtire. “Programi yne i punesimit eshte programi qe i duhet Shqiperise dhe Sarandes. Shqiptaret dhe sarandjotet kane nevoje per pune. Ky vend ka nevoje per zhvillim te bujqesise, te turizmit. Ky vend ka nevoje per nje rini te arsimuar dhe te punesuar”, - u shpreh ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›