Me Gjermanine, mbrojtja e informacionit
Qeveria miratoi diten e djeshme marreveshjen mes saj dhe Gjermanise per mbrojtjen e ndersjelle te informacionit te klasifikuar. Ky projektvendim ka per objekt ato marreveshje, ku informacioni qe shkembehet eshte i nje natyre te vecante, pasi ai eshte i klasifikuar, si per vendin tone edhe per shtetin e huaj apo organizaten nderkombetare. Ne kete marreveshje, Shqiperia merr persiper qe informacionin e klasifikuar, te siguruar nga qeveri te huaja apo organizata nderkombetare, ta siguroj ne kushtet te tilla, qe te shmanget ekspozimi dhe njohja e tij nga persona te paautorizuar, pasi nje gje e tille do t'i sillte deme sigurise kombetare. Ne draft theksohet pergjegjesia e shtetit dhe institucioneve te Shqiperise qe informacionin e klasifikuar ta ruajne sipas standardeve te kerkuara. Miratimi perfundimtare i kesaj marreveshje pritet t'i hape rruge dhe te krijoje premisa qe edhe ministri dhe institucione te tjera te lidhin marreveshje me homologet e tyre gjermane, per shkembimin e informacionit te klasifikuar.