E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, si do te legalizohen

Te gjithe ata persona qe kane toka bujqesore ne zona turistike, do t'u verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Kete procedure e percakton projekti me i ri i qeverise per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore", qe po diskutohet ne komisionet parlamentare. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t'ju merret. Ne relacionin e projektligjit shpjegohet se nje iniciative e tille ishte e domosdoshme, pasi ne tokat bujqesore ne zonat turistike jane evidentuar shkelje te medha me titujt e pronesise qe jane dhene. Nga studimet e kryera rezulton se jane marre rreth 4700 ha toke ne kete menyre, dhe personat qe e kane perfituar duke shkelur ligjin tashme duhet ta paguajne. Per hetimin se si jane dhene titujt e pronesise, do te ngrihet nje komision i posacem qeveritar i tokes. Pikerisht nje projekt i tille i qeverise per titujt e pronesise, ka sjelle dhe tronditjen e forte te mazhorances
Deputetet e djathte e aleatet kritikuan dje ashper, si rralle here, ne komisionin e ligjeve, projektligjin e qeverise per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore", i cili ka per qellim te verifikoje nje me nje titujt e pronesise qe jane dhene per tokat bujqesore ne zonat turistike. Cuditerisht, drafti qe erdhi nga ekzekutivi mori mbeshtetjen e opozites, por jo te deputeteve te djathte, qe nuk jane dakord me verifikimin e titujve te pronesise per keto toka. Sherri u be per nenin nente te projektligjit, qe lejon komisionet vendore te japin titullin e pronesise se tokes edhe nese ajo eshte marre ne kundershtim me ligjin, ne rast se nuk ka konflikte per te. "Nuk mund t'i shitet toka hajdutit, atij qe e ka vjedhur. Sipas ketij neni, shteti i jep te drejte ketyre personave qe kane perfituar toke ne menyre te jashteligjshme qe ta blejne ate me cmime te reduktuara. Une jam kunder kesaj, kjo eshte absurde", tha Madhi. Po keshtu, edhe Aldo Bumci tha se nuk pajtohet me nenin 9, sepse shkelen te drejtat e njeriut. "Si mund t'i ligjerohet toka e vjedhur nje personi. Nuk mund ta bejme kete leshim", foli ashper Bumci, duke kerkuar qe kjo toke te kaloje per kompensimin e pronareve. Por opozita reagoi teresisht ndryshe. "Nese doni t'i prisni ne bese keta njerez dhe pas 17 vitesh, e t'u thoni se s'ka prone per ju, mendojeni mire kete pune", replikoi socialisti Pandeli Majko. Madje, ai i kerkoi dhe republikanit Arian Madhi qe te dale nga koalicioni nese del kaq kunder.

Te dhena
180 raste konfliktuale jane evidentuar deri me sot per kufijte e tokes bujqesore ne nje hapesire prej 2700 hektaresh
12000 persona kane bere pushtime te paligjshme te tokes bujqesore me nje siperfaqe prej 6100 hektaresh
445 familje kane marre tapine e tokes bujqesore deri me sot
Toka e ndare gjithsej 563 mije ha, ose 98,8% e te gjithe siperfaqes se parashikuar per ndarje nga komisionet e tokes prej 569 mije ha
Perdorimi i tokes, shfrytezimi duke refuzuar dhenien e tapive nga familjet bujqesore me siperfaqe mbi 21 mije ha
Dhenia e dokumenteve pronesie (tapi) mbi toka jobujqesore ne rreth 178 ha pyje, 254 ha kullota, 296 ha toke e pafrytshme (PF)

Trashani: Jo tituj pronesie per zaptuesit
Deputetet demokrate dhe aleatet kundershtuan dje projektligjin e qeverise per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Arenca Trashani u shpreh kunder nenit nente te projektligjit, i cili u jep te drejten Komisioneve Vendore qe te japin tituj pronesie dhe atyre qe kane zene token, nese nuk ka konflikte per te. "Nuk pajtohem qe ne titull. Si mund te jepen tituj pronesie per ata qe i kane zaptuar tokat ne menyre te paligjshme, si qenka kjo", reagoi Trashani. Po keshtu edhe republikani Arian Madhi u shpreh kunder kesaj procedure.

Bumci: Nuk ka leshim per hajdutet
Ashper ndaj projektit te qeverise reagoi dhe demokrati Aldo Bumci. Sipas tij, neni 9 qe lejon ata qe e kane zaptuar token te kene mundesi ta blejne e te marrin tituj pronesie shkel te drejtat e njeriut. "Si mund t'i ligjerohet toka e vjedhur nje personi. Nuk mund ta bejme kete leshim", foli ashper Bumci, duke kerkuar qe kjo toke te kaloje per kompensimin e pronareve. Demokrati u shpreh kategorikisht kunder ketij neni te ligjit. Sipas tij, siperfaqet e tokave mund te sherbejne si gjendje per kompensimin fizik, jo per tua dhene atyre qe e kane zene.

Majko, pro projektligjit te qeverise
Opozita nuk e pa me sy aq kritik nismen me te fundit te qeverise. Edhe pse prej kohesh kundershton, projektligjet e PD-se per pronat e legalizimet. Sipas deputetit socialist. Pandeli Majko, nenet e projektligjit per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore" nuk jane aq problematike sa ato qe ekzekutivi ka sjelle me pare. Majko permendi nismen per tokat bujqesore, qe u jep 8000 familjeve qe e kane token ne perdorim te marrin titull pronesie. Nese doni t'i prisni ne bese keta njerez dhe pas 17 vitesh, e t'u thoni se s'ka prone per ju, mendojeni mire kete pune", replikoi socialisti Pandeli Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›