Familja Visha: Te zbardhet vrasja
Familja Visha jeton ne lagjen "Topana" te qytetit te Vlores. Prinderit e Eva Vishes, Shabani dhe Dallendyshja, jetojne prej vitesh te vetem, pasi djali i tyre, Saimiri, me profesion avokat, jeton ne Tirane. Shtepia eshte mbushur me fotot e Eves. Ne apartamentin e vogel nuk mungojne as fotot e Elsa Liles dhe motres se saj, mbesat e familjes Visha, dhe me tej foto tek-tuk te pjeses tjeter te familjes. Dhimbja nuk eshte zbutur nga vitet. Ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone", Dallendyshe Visha, nena e Eves, tregon se tashme qe vrasesi i vajzes se saj eshte ekstraduar, ajo do te jete disi me e qete. "Tani do te tretet trupi i Eves, qe nuk gjente qetesi", thote me lot ne sy Dallendyshja. Por ajo nuk e konsideron te mbyllur kete ceshtje. Nena e drobitur nga dhimbja thote se ia ka lene drejtesise ne dore qe ta zbardhe kete ngjarje shume te rende dhe te vere para drejtesise pergjegjesit.
Si e pritet lajmin e ekstradimit te Albenc Agos?
Si mund ta prese nje nene qe i kane vrare vajzen nje lajme te tille, pervecse me urrejtje per personin qe ka shkaktuar kete tragjedi.
Sa kohe kishit qe e prisnit kete dite?
Arrestimi u be me shume se nje vit me pare. Nuk e di arsyen pse e vonuan kaq shume per ta sjelle ne Shqiperi. Gjithsesi, tashme mund te them qe plaga na eshte lehtesuar disi, pavaresisht se Even nuk na e ngjall dot njeri.
Si e moret vesh lajmin per ekstradimin?
Kemi qene ne shtepi, kur na telefonuan se Albenc Ago ishte duke u ekstraduar nepermjet Rinasit.
Kush ju telefonoi?
Mbesa jone, Elsa.
E njihnit me pare Albenc Agon?
Per mua, ishte hera e pare qe e shikoja foton e tij, e cila u transmetua ne televizion. Ndersa bashkeshorti u shpreh se mund ta kishte pare kur ishte gjalle Eva, por nuk ishte shume i sigurt.
Cfare dinit per te?
Dinim qe ishte shofer i Partise Socialiste, por asgje me teper.
Cfare do te thote per ju kjo dite?
Pas arrestimit te te akuzuarit dhe sjelles se tij ne Shqiperi, trupi i Eves tani do te prehet i qete. Ne nuk e kemi lene per asnje cast ne harrese kete ngjarje, ku dora makabre na vrau vajzen tone, e cila nuk i kishte bere askujt keq. Jemi interesuar ne cdo vend ne cdo institucion drejtesie dhe falenderojme te gjithe ata qe e zbardhen kete ceshtje.
Si e kujtoni sot Even?
Vajza ime Eva ishte nje njeri nuk prishte qejf me njeri. Pavaresisht se jetonte ne Tirane ajo kujdesej vazhdimisht per ne. Pengu i vajzes do na shoqeroji deri sa te vdesim si mua, ashtu dhe bashkeshortin tim. Me 23 maj, vajza mbush 11 vjet e vdekur ndersa ne fillim te marsit i festova ditelindjen.
Cfare prisni me shume nga drejtesia?
Tashme ia kemi lene ne dore drejtesise qe ta zbardhi te gjithe ngjarjen dhe t'u jape personave pergjegjes, ate qe meritojne.
23 Maj i vitit 1997 ishte dita kur u vra Eva Disha. Ndonese kane kaluar 11 vjet, familja nuk e ka harruar dhe vazhdon te kerkoje drejtesi.
2 Prinderit e viktimes jetojne te vetem ne nje apartament te vogel ne Vlore, pasi edhe djali, Saimiri, eshte shperngulur per ne kryeqytet.
Telefonata e Elses
Nje prej personave te pare qe ka telefonuar, pas ekstradimit te Albenc Agos, ishte Elsa Lila. Vajza e Eva Dishes, mbesa e prinderve te deshperuar, i ka shprehur solidaritetin familjareve, duke u munduar t'u zbuse dhimbjen. Elsa Lila gjate kesaj periudhe ka qene ne Tirane. Kengetarja e njohur do te qendroje ne kryeqytet per rreth dy muaj, per shkak te angazhimeve te veta profesionale.
Daja: Te gjenden dhe vrasesit e tjere
Ne shtepine e prinderve te Eva Dishes mberrin edhe daja e viktimes. Eqerem Frakulla, vellai i Dallendyshes, kerkon me ngulm qe te zbardhet e verteta. Ai eshte me i ashper me deklarimet e tij dhe kerkon qe drejtesia ta zbardhe ngjarjen dhe te nxjerre nese ka dhe persona te tjere, qe fshihen pas kesaj ngjarjeje. "Te vihen edhe te tjeret para pergjegjesise", - thote daja i Eves. Ai shton se ne kete rast, drejtesia nuk duhet te shikoje "xhepat", por te zbardhe te gjithe ngjarjen. "Te gjenden personat dhe motivet qe i shtyne per te kryer kete krim makaber", shton Eqerem Frakulla. Duke folur ne emer te familjareve, ai pohon se do te kerkojne drejtesine deri ne fund, me qellim qe familja te mund te gjeje sadopak qetesi. Sipas tij, ky krim nuk mund te jete kryer pa nje motiv te besueshem dhe vete i denuari duhet te tregoje se kush e shtyu per nje veprim te tille.
Babai: Vrasesin e kam pare vetem nje here
Nje shtepi modeste, ku te binin ne sy foto pa fund te Eva Vishes, viktime e krimit te Albenc Agos, me 23 maj te vitit 1997. Lotet ne syte e nenes dhe babait, zbresin te heshtur, ndersa daja i viktimes flet me i prere dhe i kerkon drejtesise te veproje korrektesisht e larg korrupsionit. Babai i Eva Dishes, Shabani, eshte i heshtur. Ai degjon dhe thote vetem nje fjale: "Ate njeri e kam pare vetem nje here me Even". E ka fjalen per Albenc Agon, i cili eshte shfaqur dy dite me pare ne gjithe televizionet me pranga ne duar. Ndersa pohon kerkesat e familjareve te tjere per drejtesi dhe hetime me te thella, Shaban Visha hesht dhe fshin lotet.