Qeveria, udhezim per mbikeqyrjen
Qeveria miratoi dje disa ndryshime ne udhezimin per mbikeqyrjen dhe kolaudimin e punimeve te ndertimit. Keshtu, sipas ndryshimeve te bera dje, mbikeqyresi i punimeve nuk duhet te kete funksione ose te jete i ngarkuar me detyre teknike apo administrative qe lidhen me objektin ne te cilin do te ushtohet kontrolli. "Nje nga mundesite e shmangies te subjektivizmit dhe njeanshmerise eshte edhe venia e kushtit qe mbikeqyresit i punimeve nuk mund te emerohet pa kaluar tre vjet nga lenia e funksioneve, qe ka mbajtur ne njesine vendore ku zbatohet objekti", theksohet ne draftin e qeverise. Po keshtu, ne udhezimin e ri percaktohet qe mbikeqyresi i punimeve caktohet ne baze te vleres se objektit mbi 5 dhe nen 5 milione leke. Ndryshimet ne kete udhezim jane bere per efekt te nderprerjes se abuzimeve qe mund te ndodhnin ne kete rast.