E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Gruevskin ska integrim

Politikat e kesaj Qeverie qe drejton Gruevski e qe cojne ne miqesi me Mugaben e Zimbabves dhe Llukashenkon e Bellorusise duhet shpejte dhe fuqishem te denoncohen me te gjitha format e veprimit demokratik ne institucione dhe jashte tyre. Ato pak mediume qe i rezistojne edhe me tej kontrollit nga Gruevski gjithnje e me shume duhet te krijojne hapesire per debat i cili do te rris disponimin kundershtues te qytetareve kundrejt kesaj Qeverie8230

Nga Ismet Ramadani

Vetem nje dite pas takimit te lidereve te partive kryesore ne Jasen me ftese te Presidentit te shtetit Ivanov lideri i VMRO-DPMNE-se Nikolla Gruevski ne cilesine e kryeministrit deklaroi se zgjidhja e kontestit me Greqine per emrin eshte e shkruar ne faqen 146 te programit te partise qe ai drejton. Sa per te perkujtuar opinionin dhe partnerin shqiptar ne Qeveri ne faqen 146 te Rilindjes ne 100 hapa mes tjerash shkruan se VMRO-DPMNE-ja nuk do te pranoje kompromis i cili imponon ndryshimin e kushtetutes dhe emrit kushtetues nuk do te pranoje ide dhe propozime qe do te cenojne identitetin nacional maqedonas kombin maqedonas dhe gjuhen maqedonase dhe se nje zgjidhje eventuale duhet paraprakisht te konfirmohet nga qytetaret permes referendumit.

Kjo deklarate e liderit te VMRO-DPMNE-se njeherit edhe si Kryeminister i Qeverise per te saten here na e ben me dije se ai as qe e ka ndermend te zgjidh kontestin me Greqine per emrin dhe fare nuk i behet vone per integrimet euroatlantike. Se cka mendon dhe cfare qendrimi ka lideri i BDI-se per emrin dhe integrimet euroatlantike nuk ka kurrefare rendesie per Gruevskin perkundrazi me cinizmin e tij e komplimenton ate si njeri qe e mban fjalen si njeri te beses. Ne fakt me kete bese qofte edhe nga nje politikan i respektuar shqiptar gjithnje e me shume po ngritet vet lideri i VMRO-DPMNE-se per ti thene ndal integrimeve euroatlantike dhe jo aspiratave tona per barazi dhe bashkim shpirteror dhe kulturor ndershqiptar ne nje Europe te bashkuar. Ndoshta ketu edhe qendron krejt ky frenim dhe kundershtim per zgjidhjen e problemit emer sa per te mbyllur perspektiven e vendit drejt anetarsimit ne NATO dhe BE Te jemi te bindur dhe koshient Gruevskit dhe klikes se tij nuk i konvenon ne asnje variant integrimi i shqiptareve as ketu ne sistem as ne rajon me dy shtete shqiptare as ne NATO dhe BE. Pse Sepse ai dhe bashkemendimtaret e tij te cilet nuk jane pak konceptin politik e ndertojne mbi platformen antishqiptare e kjo ne vazhdimesi ju behet pengese per integrime euroatlantike. Ketu qendron problemi

Kryeministri Gruevski i mbajtur me peptidet e BDI-se po behet gjithnje e me i majme ne politiken e ketij vendi dhe me veprimet e tij te pakontestueshme po ecen sigurt drejt sistemeve diktatoriale me nje shkelje dabell mbi interesat e shqiptareve. Prandaj kur ai thote se nuk ndryshohet emri ashtu edhe behet kur ai thote se ska integrime euroatlantike ashtu edhe behet kur ai thote se ska implementim te Marreveshjes se Ohrit ashtu edhe behet kur ai thote se ska investime dhe para per viset ku jetojne shqiptaret ashtu edhe behet kur ai thote se shqiptaret duhet te mbahen te pafajshem ne burgje ashtu edhe behet kur ai thote se shqiptaret nuk do te regjistrohen aq sa jane ashtu edhe do te behet me nje fjale behet vetem ashtu sic thote Gruevski. Kush po ia jep kete vetkenaqesi Ju te nderuar lexues e dini edhe me mire se une Brengoses eshte fakti se vetem ne shqiptaret e Maqedonise ne menyre demokratike e pranojme vazalitetin dhe nenshtrimin edhe kur te gjitha favoret ne rajon jane ne anen tone.

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase ngadale po sigurt po e ofrojne alternativen e tyre qe do ta kishte falimentuar kete kompani-Qeveri qe po i shkakton aq shume humbje shtetit duke e larguar nga integrimet euroatlantike. Ka mendime te folura dhe te shkruara qe krijojne nje bindje se edhe ata te opozites nuk jane me te mire se edhe ata nuk mund ta ndryshojne kete gjendje te rende politike ekonomike dhe sociale ne vend. E sigurte eshte se me te mire jane ata qe shtetit i hapin porten e integrimeve euroatlantike e pastaj regullat e lojes fitimtare per jete me te mire vendosen nga sistemi dhe standardet e botes demokratike pjese e te ciles synojme te jemi edhe ne. Pra nje koalicion tjeter qeveritar mjafton ta bej nje hap pertej sa per te kapercyer pengesen emer drejt anetarsimit ne NATO dhe BE. Pastaj eshte me lehte qytetaret shperblehen per punen qe e bejne krimineleve dhe korrupcionit iu ngushtohet rrethi fillon se funksionuari si duhet shteti juridik politikanet privohen nga beneficionet e pamerituara rriten investimet hapen vende te reja pune zhvillohet ekonomia dhe gjithcka shkon kah e mira.

Politikat e kesaj Qeverie qe drejton Gruevski e qe cojne ne miqesi me Mugaben e Zimbabves dhe Llukashenkon e Bellorusise duhet shpejte dhe fuqishem te denoncohen me te gjitha format e veprimit demokratik ne institucione dhe jashte tyre. Ato pak mediume qe i rezistojne edhe me tej kontrollit nga Gruevski gjithnje e me shume duhet te krijojne hapesire per debat i cili do te rris disponimin kundershtues te qytetareve kundrejt kesaj Qeverie. Qytetaret kane nevoje perfundimisht te kuptojne dallimit e te qenurit jashte dhe te qenurit brenda NATO-s dhe BE-se cka sjell integrimi dhe cka izolimi dhe miqesia me shtetet qe kane embargo nga SHBA-te.

Se integrimi eshte i dobishem flasin shembuj te shumte te shteteve ish-socialiste hic me larg se ne Ballkan shtete qe sot jane anetare te NATO-s dhe BE-se. Kesaj rradhe po e marr si shembull Hungarine shtet ish-socialist tnai kryesues me BE-ne ne gjashte muajt e ardhshem. Gjate ketyre gjashte muajve te kryesimit Hungaria si kryesuese e BE-se do te disponoje me 85 miliarde euro buxhet te BE-se do te jete nikoqire e me shume se 260 takimeve dhe konferencave te niveleve te ndryshme te shteteve-anetare te BE-se. Kapacitetet administrative hotelierike turistike komunikuese transportuese me nje fjale te gjitha resurset e shtetit do te jene ne funksion te kryesimit me BE-ne. Ky pozicion i Hungarise sa eshte prestigjioz dhe afirmativ aq eshte edhe fitimprures per vet shtetin dhe qytetaret e saj. Te perkujtojme Hungaria u be anetare e BE-se ne vitin 2004 dhe vetem pas gjashte viteve kryeson me BE-ne. Merreni me mend sikur edhe ne te ecnim ne rrugen integruese pa hile dhe me perkushtim me ambicioz. Ndoshta sot do te ishim ne nje rradhe te pritshme dhe jo shume te larget per te kryesuar edhe ne me BE-ne

Atehere si do te rreshtohemi ne shqiptaret per te shpetuar prej kesaj Qeverie qe po na shpie ne qorrsokak duke  na humbur shpresen e te qenurit bashke me shtetet me demokratike dhe me te zhvilluara ne bote Me opoziten po se po por si ta bindim z. Ali Ahmeti te dale nga kjo Qeveri qe drejton Gruevski per te deshmuar vetem nje here se shqiptaret nuk i japin besen atyre qe kalerojne mbi dinjitetin e tyre E dijme z. Ahmeti eshte i lodhur nga disa struktura te interesit ne partine qe udheheq por edhe vet me ose pa vetedije ka toleruar nje veprim te tille i cili rezulton i demshem per shqiptaret. Ne qe mundohemi te krijojme opinion pa hezitim duhet ta inkurajojme liderin e BDI-se per nje veprim qe do te hapte rrugen euroatlantike per te miren tone te pergjithshme. Megjithate eshte koha qe fytyra e zeze ti mbetet Gruevskit Sa me shpejte aq me mire

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›