Me Irlandën në zemër
Frank McCourt jetoi tri jetë. Autori i "Hiri i Anxhelës" ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare të dielën në mbrëmje në Nju Jork. Jetën e parë e nisi në vitin 1930 në Bruklin. Ishte bir emigrantësh tepër të varfër, që katër vite më pas u kthyen sërish në Irlandë, tokën e origjinës së familjes McCourt. Ajo jetë ishte dikensiane, nga një i mbijetuar si për mrekulli prej varfërisë, tek i ftohti dhe kequshqyerja që kishin vrarë tre prej vëllezërve të tij. Pastaj vjen edhe një herë kthimi për në Shtetet e Bashkuara, punët rastësore, shërbimi ushtarak dhe në fund, falë një burse studimi, diplomimi në letërsi dhe fillimi i jetës së dytë. Ishte mësues në shkollat publike të Nju Jorkut, "prof" antikonformist dhe i dashuruar me poezinë, që kalonte orët duke dëgjuar të rinjtë, "sepse më kanë mësuar më shumë ata mua, nga sa u kam mësuar unë atyre", duke i rënë harmonikës në klasë, "sepse kush qëndron në katedër nuk duhet të jetë një armik, por një aleat". Dhe më në fund, me të dalë në pension, në moshën 66-vjeçare, i martuar me gruan e tretë, ja ku vjen edhe jeta e tretë dhe e fundit: ajo e një shkrimtari, librat e të cilit u kthyen në bestseller në botë dhe në të njëjtën kohë fitues i disa çmimeve të rëndësishme si: "Pulitzer" dhe "National Book Critics Circle" në vitin 1996 për librin e tij të parë, kujtimet e tij: "Hiri i Anxhelës", u kthye menjëherë në një fenomen global tre milionë kopje të shitura në SHBA, dy milionë e gjysmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
I gjithë ky sukses e kishte një arsye, sepse McCourt prej dekadash kishte në mendje të tregonte jetën e tij, por çdo tentativë për ta shkruar përfundonte në një nisje false. Derisa u bë gjysh i shumë të dashurit Frankut të ri — me keqardhjen që kishte qenë një baba i largët për vajzën rebele Maggie, e cila u arratis prej shtëpisë në moshën 17-vjeçare — kuptoi se për të shkruar kujtimet e tij duhej të përdorte zërin e vetes së vet kur kishte qenë fëmijë. Dhe ja ku pena e tij ngjizi një vepër të paharrueshme: "Njerëz nga të gjitha racave ankohen se sa e keqe ka qenë fëmijëria e tyre, por asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me një fëmijëri të shëmtuar irlandeze. Varfëria. Babai i alkoolizuar, llafazan dhe i papunë. Nëna besimtare dhe e lodhur që përherë ankohej pranë oxhakut. Priftërinjtë arrogantë. Mësuesit e shkollës prepotentë. Anglezët dhe gjithçka e shëmtuar që na kanë bërë për 800 vite të gjata".
Pas këtij rrëfimi, mburriten çmimet letrare, suksesi global duke u përkthyer në 30 gjuhë, gjithë ato kopje librash të shitura, filmi hollivudian, ftesa për të folur në Kombet e Bashkuara. Gjithçka falë zërit të tij prej fëmije, falë fjalëve të Frankut të vogël që shoqëronte mami Anxhelën e trishtë dhe kurajoze në të përditshmen rrugë "Crucis", e cila rrihte kah pub-eve në kërkim të babait të papunë dhe të alkoolizuar, që u thoshte fëmijëve të uritur e të pangrënë "ushqimi ju bën keq", para se të shkonte të harxhonte ato pak kacidhe me uiski e birrë të zezë.
McCourt buzëqeshte me atë mënyrën e vet të ndrojtur dhe pak dyshuese, duke kujtuar se për fatin dhe pasurinë që e përftoi në pleqëri, në Manhatanin joshës dhe fermën e bukur në pleqëri, i detyrohej fatit të keq dhe poshtërimeve të pësuara kur ishte fëmijë, si edhe atyre historive tronditëse, të cilat i rrëfeu pa u vetëmishëruar, por me humanizëm dhe humor. Ish-profesori i të rinjve çamarrokë të Liceut Stuyvesant, u kthye në një mik dhe në një yll të Irlandës njësoj si Liam Neeson dhe Bono. Dhe, në një fjalim të mbajtur në vitin 1998 të Premten e Shenjtë, u kthye në një apostull të procesit të paqes: "Është e pashmangshme, e kuptova duke folur me të rinjtë e Irlandës së Veriut. Janë të lodhur nga gjithë ajo urrejtje, duan t‘u jepet mundësia për të jetuar në një vend normal. Nuk është më koha e "do vdes për Irlandën", si në këngët që më këndonte im atë. Të rinjtë duan të fillojnë të jetojnë", tha profesori atë vit.
Pas suksesit të "Hiri i Anxhelës", ai publikoi "Amerika, çfarë vendi". Më pas botoi historinë e punës së tij si mësues "Hej, prof!". Dhe në fund një tregim të thjeshtë për fëmijë "Anxhela dhe Jezusi fëmijë", i cili tronditi edhe të rriturit. Në këtë tregim nëna e tij, tenton të vjedhë nga kisha e ftohtë dhe e lagësht e qytezës së saj statujën e Jezusit fëmijë. Donte ta mbante ngrohte dhe të kujdesej për të, të paktën për një natë. Ai nuk duhet të vdiste prej të ftohtit si vëllezërit e tij të vegjël. Por koha e rezervuar për tre jetët e Frank McCourt kishte përfunduar, ndërsa ishte duke shkruar për romanin e tij të parë thuajse 80 vjeç. "Shfaqja ime e parë si një autor i ri romanesh", bënte shaka. Pikërisht ai që u bë i njohur duke treguar të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës dhe e bëri me humanizëm, thjeshtësi e me një buzëqeshje fëmije.