E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me PLUS, ndërto vetë komunikimin tënd

PLUS konfirmon vëmendjen maksimale dhe fokusin kryesor te pajtimtari, konkretizuar së fundmi në planet e reja tarifore me kontratë për biznesin dhe individët. PLUS u ka kushtuar një rëndësi të veçantë individëve me kontratë, Planit PLUS PERSONAL, duke i mundësuar krijimin e grupit të tyre dhe përfitimit çdo muaj të 500 minutave brenda grupit (të përfshira në pagesën fikse mujore prej 500 lekësh). Tashmë individët me kontratë nuk kanë pse të mbipaguajnë paketa biznesi për të patur përfitime në grup, kur komunikimi i tyre mbetet i kufizuar. Plani PLUS PERSONAL për individët me kontratë vazhdon të përfitojë edhe avantazhet unike në treg të shërbimit Miqtë PLUS, që i lejon përzgjidhjen e 10 numrave nga operatorë të ndryshëm kombëtarë fiks dhe celularë, me të cilët përfitohen tarifa preferenciale ekskluzive në treg: brenda rrjetit PLUS vetëm 1.8 Lekë/min si dhe 4 Lekë/SMS, në rrjetet e tjera kombëtare, fikse dhe celulare vetëm 15 Lekë/min, dhe 6 Lekë/SMS. Në rast të një komunikimi më të shtuar një sërë Paketash Kombëtare janë ideuar edhe për klientët individualë. Për produktet me kontratë, individët mund të drejtohen në rrjetin Zona PLUS, tashmë i pranishëm në të gjithë vendin, me afro 40 pika shitjeje Zona PLUS si dhe pranë çdo distributori ku shihni logon e PLUS. Për detaje shtesë mund të kontaktoni Shërbimin me Klientin në 140, 144, ose mund të informoheni përmes web-it plus.al.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›