Me "Tuborg" realizohen 7 ditë ëndrrash në Danimarkë
Vetëm duke mbledhur 4 tapa, "Tuborg" u ka dhuruar gjashtë fituesve të Promocionit Veror, Dhimitra Selvia (Pogradec), Përparim Sineci (Berat), Ansel Golemi (Tiranë), Klaudio Brari (Tiranë), Elmira Golemi (Tiranë), Emira Borova (Tiranë) dhe gjashtë shoqëruesve të tyre Vladimir Selvia (Pogradec), Alma Sineci (Berat), Kristino Tosllaku (Tiranë), Elisa Kita (Tiranë), Kreshnik Golemi (Tiranë), Driola Margjoni (Tiranë), shtatë ditë ëndrrash në Danimarkë. Fituesit e promocionit veror patën mundësinë të kalonin një javë në Danimarkë, vendlindjen e birrës "Tuborg", nga data 20 deri në datën 26 nëntor të këtij viti.
Fituesit e promocionit gjatë këtyre shtatë ditëve vizituan shumë pjesë të Danimarkës dhe u njohën me historinë e birrës, e cila i ka dhënë shumë këtij vendi.
Fituesit kanë pasur mundësinë që të vizitojnë shumë vende historike dhe kulturore të Danimarkës si kopshtet e Tivolit në Kopenhagë ku fituesit patën mundësi të shikonin ndër kopshtet më të bukura të Europës të ndërtuara që në vitin e largët 1841.
Në Muzeumin e Anijeve, vikingëve, vizitorët nga Shqipëria u njohën jo vetëm me historinë e vikingëve, por edhe panë nga afër anijet vikinge siç kanë qenë kur lundronin detet e Europës.
Pallati "Fredensborg", që u vizitua ditën e tretë të vizitës së fituesve të lotarisë nga Shqipëria, është pallati që Familja Mbretërore e Danimarkës e përdor si rezidencë gjatë pranverës dhe vjeshtës.
Gjithashtu, fituesit e lotarisë së organizuar gjatë verës nga "Tuborg" vizituan edhe Kështjellën e Rozenborgut, të ndërtuar në vitin 1606 si rezidencë mbretërore.
Gjatë qëndrimit të tyre në Danimarkë, një vizitë shumë interesante ishte ajo e organizuar në fabrikën e prodhimit të birrës "Carlsberg", themeluar që në vitin 1847 nga J. C. Jacobson, i cili i vuri emrin e të birit, Carl. Grupi "Carlsberg" është grupi që ka në portofolin e tij edhe birrën "Tuborg". Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit u njohën me historinë e birrës së famshme daneze. Ata u ftuan të shikonin nga afër të gjithë procesin e prodhimit të birrës si edhe pjesën më të madhe të fabrikës moderne, duke u njohur me të shkuarën dhe me të tashmen e birrës "Tuborg".
Fituesit e lotarisë së "Tuborg" u akomoduan në një ndër hotelet më të mira të Kopenhagës, "Radisson Blue Scandinavia Hotel". Vetëm për nderin e vizitorëve nga Shqipëria, shefi i kuzhinës përgatiti çdo ditë një meny të veçantë me ushqim karakteristik danez. Hoteli është i pozicionuar në qendër të Kopenhagës duke u dhënë mundësi fituesve të lotarisë që të vizitonin dyqanet, baret, klubet dhe lokalet e shumta të natës që të ofron ky qytet. Turistët nga Shqipëria nuk harruan të shikonin edhe krijesën e përrallës të Hans Christian Andersen, "Sirenën e vogël".
Gjatë gjithë kohës fituesit e lotarisë së organizuar nga "Tuborg" ishin entuziastë për gjithë vizitën në Danimarkë. Ata u shprehën njëkohësisht të mahnitur nga Danimarka dhe të lumtur që "Tuborg" u krijoi mundësinë për këto shtatë ditë të mrekullueshme.
Birra "Tuborg" është ndër produktet më të famshme daneze të eksportit. Vetë danezët ndihen krenarë për shtëpinë e prodhimit të birrës "Carlsberg" që prodhon edhe birrën "Tuborg". Birra "Tuborg" është mbështetëse e shumë aktiviteteve kulturore dhe muzikore në Danimarkë, ashtu si edhe në mjaft vende të tjera ku është e pranishme. Për këtë arsye është birra më e konsumuar nga të rinjtë që preferojnë muzikën e mund të thuhet se danezët e kanë të brendësuar në kulturën e tyre këtë birrë.
Fituesit e fundit të lotarisë së "Tuborg" u shpallën në fundin e verës. Që prej 1 majit, që shënon fillimin e lotarisë, ka pasur me mijëra pjesëmarrës, të cilët kanë dërguar zarfin me 4 tapat "Tuborg" bashkë me të dhënat e tyre pranë kompanisë "Tuborg".
I gjithë promocioni veror u mbikëqyr nga notere Gentiana Shkodra dhe avokati Artur Asllani për të garantuar rregullshmërinë dhe përputhjen me rregulloren e promocionit.
Përveç çmimit të madh, 7 Ditë Ëndrrash në Danimarkë, ky shorte shpërndau dhe 300 frigoriferë makine dhe 1000 kuti birre për fituesit e tjerë.
"Tuborg" është ndër markat e birrave që ka njohur rritjen më të madhe në tregjet globale dhe kryesisht në Europën Lindore. Ajo është e pranishme në mbi 90 shtete me mbi 12 lloje të ndryshme birrash në portofolin e saj.
"Tuborg" përfaqëson investimin e parë serioz të një kompanie birre daneze në Shqipëri.
Kjo markë e mirënjohur birre ka një histori të gjatë. Ajo ka filluar të prodhohet në vitin 1880 dhe që nga ajo kohë "Tuborg" ka arritur të bëhet një ndër markat e birrave më të njohura jo vetëm në Danimarkë, por edhe në të gjithë botën.
"Tuborg" bazohet në lëndën e parë më cilësore dhe në njohuritë më të fundit teknike dhe teknologjike. Cilësia e mirënjohur e kësaj birre është e kontrolluar nga grupi "Carlsberg" në Kopenhagë të Danimarkës, në të gjitha tregjet ku është e pranishme.