E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më afër “fundit të SIDA-s”

Konferenca më e madhe vjetore mbi HIV/ SIDA-n nisi në Washington me thirrjet për shtimin e përpjekjeve në luftën kundër sëmundjes, që ka vrarë 30 milionë njerëz në të gjithë botën përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Jong Kim, foli për progres në luftën kundër sëmundjes, duke thënë se tani është i arritshëm “fundi i SIDA-s”.

Sidoqoftë, Mihel Sidibe, drejtor i UNAIDS-agjencisë së Kombeve të Bashkuara që koordinon veprimet kundër HIV-it, tha se 16.8 miliardë dollarë që shtetet shpenzojnë çdo vit për ta luftuar sëmundjen, janë 7 miliardë më pak se sa që nevojitet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, bëri thirrje për më shumë përpjekje në luftimin e përhapjes së HIV-it në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Statistikat për infektimet me virusin HIV në zonat në fjalë janë rritur për 22 për qind që nga viti 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›