E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol rikthehet nga lëndimi

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i klubit.

Mbrojtësi me përvojë, Carles Puyol i ka filluar përgatitjet, pasi i kaloi dy muajt e fundit jashtë pas lëndimit në gju.

34 vjeçari u lëndua në fund të sezonit të kaluar dhe mungoi në ‘Euro 2012’.

Sidoqoftë, kapiteni i Barçës ushtroi i vetëm të hënën, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës.

Sipas medieve spanjolle, gjatë kësaj jave Blaugrana pritet t’i vazhdojë kontratën përfaqësuesit spanjoll. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›