E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bonot te vihen ne qarkullim nga qytetaret per legalizimin"

Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje se nuk do te kete me familje qe jetojne ne kushte ekstreme varferie. Ne seancen plenare te pasdites, kreu i qeverise informoi se po behet regjistri elektronik i atyre familjeve qe aktualisht jetojne ne nje varferi ekstreme. Sapo te perfundoje ky regjister, kreu i qeverise premtoi se shteti do ti nxjerre ata nga varferia ku jetojne. "Po bejme reforme ne sistemin e ndihmes ekonomike, ne menyre qe te crrenjosim varferine ekstreme", theksoi Berisha, duke shtuar se qeveria po punon seriozisht ne luften kunder varferise. Nga ana tjeter, kryeministri theksoi se te gjithe ata persona qe blejne me TVSH, mallra te ndryshem por nuk kane gjendje te mire ekonomike, do te rimbursohen. "Do te shmangim pabarazine ne kete aspekt. Qeveria do t'u ktheje ne buxhetin e tyre, tepricen e taksave qe shtetasit e varfer kane paguar mbi te ardhurat", tha Berisha. Sipas kryeministrit, nuk mund te paguajne njesoj, si ata qe kane te ardhura minimale me ata qe lahen ne vaska floriri. Nje thirrje miqesore, kryeministri ua beri edhe te gjithe atyre shtetasve shqiptare, qe disponojne letra me vlere. Kryeministri u beri thirrje qe te gjithe ata qe kane letra me vlere t'i vene ne qarkullim ato, mos i mbajne ne shtepite e tyre te paperdorura. Berisha theksoi se letrat me vlere, do te perdoren ne masen 70 per qind, per legalizimin e ndertimeve pa leje, ne siperfaqe deri ne 300 m2. Nderkohe qe per siperfaqe me te medha do te perdoren ne masen 50 per qind, ne baze te ligjit ne fuqi. Ne kete kuader, kreu i qeverise, kerkoi qarkullimin e letrave me vlere ne treg ne menyre qe ato te vihen sa me shpejt ne perdorim. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›