E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër/ Anëtarët e QV çohen në gjyq për votim të dyfishtë në zgjedhjet e 6 marsit 2022

 Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme vendore për krytar bashkie të mbajtura më 6 mars 2022.  Tre persona kanë kryer votim të dyfishtë, ndërkohë që 7 të tjerë kanë lejuar që votimi i dyfishtë të ndodhë.

Bëhet fjalë tre raste të votimit të dyfishtë.  Shtetasi E.D i cili ka votuar për vete dhe për një shtetase tjetër, ndërsa A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

“Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›