E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Megaoperacioni “Territor i pastër”, droni zbulon fidanët narkotike

Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Policia ka goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa kësaj rradhe në fshatin Sallake, në Krujë.

Blutë bëjnë me dije se rreth 160 fidanë dhe bimë narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallake, Krujë, u gjetën të kultivuar 160 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, 

Ndërkohë, gjatë pesë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 5393 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Sakaq vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›