E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me bllokada, Kosova detyrohet për kompromis

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 12:34

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se diplomacia serbe sivjet do të vazhdojë të punojë në arritjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën.

Ai i tha televizionit shtetëror RTS se diplomacia serbe do të përpiqet të kufizojë numrin e njohjeve ndërkombëtare dhe të pengojë aderimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Do të përpiqemi të bllokojmë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjë që është parakusht i rëndësishëm për arritjen e zgjidhjes kompromise”.

Në pyetjen lidhur me raportin e Dick Martyt për “tregtinë me organe njerëzore” gjatë luftës në Kosovë, Jeremiç ka thënë se bëhet fjalë për “akuza të tmerrshme, të cilat duhet të hetohen”.

“Nevojitet hetim kredibil ndërkombëtar. E vërteta duhet të dalë në shesh, ajo nuk mund të futet nën tepih”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›