E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi per trafik organesh Prokurori akuzon mjekun turk

Prishtine 6 janar 2011 NOA-Ne seancen qe u mbajt sot ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine Gjykatesi i Bashkimit Evropian Victor Paradal ka kryesuar seancen degjimore per konfirmimin e akuzave te ngritura kunder shtate kosovareve.

Te dyshuar se jane pjese e nje rrjeti nderkombetar te perfshire ne trafikimin e organeve njerezore ne kete seance te mbajtur ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine prokurori i BE-se Jonathan Ratel ka thene se njerez te varfer ishin sjelle ne Kosove nga vendet e tjera me premtime jo te verteta per te marre pagesa per veshkat e tyre organe keto te cilat u jane shitur pranuesve per transplantime te paligjshme.

Pas seances se sotme gjykatesi ka 15 dite per te vendosur nese aktakuza mund te konfirmohet per te nisur nje proces gjyqesor.

Avokatet mbrojtes te te dyshuarve kane hedhur poshte akuzat duke i cilesuar ato si te pabaza.

Ratel ka thene se mjeku turk Yusuf Sonmez ka qene i perfshire dhe eshte pjesemarresi kyc ne operacionet qe jane bere ne nje klinike private ne periferi te Prishtines e cila quhet Medicus.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›