Thaçi uron besimtarët ortodoksë
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Përmes një telegram urimi, Thaçi ka vlerësuar se festa e Krishtlindjeve e gjen Republikën e Kosovës, me institucione stabile, demokratike dhe gjithëpërfshirëse, në rrugën e sigurt të zhvillimit dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’iu përgëzoj me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse”, thuhet në urimin e kryeministrit në largim.
Ai më tutje ka uruar që për këtë festë në gjithë familjet të zotërojë paqja, lumturia, harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë më të mirë.