Me breke neper kembe
Nga Berat Buzhala
Kandidatet per gjyqtare te Gjykates Kushtetuese detyrohen t'i nenshtrohen provimit me shkrim, nese deshirojne te pranohen ne poziten ku kane aplikuar. Detyrohen te shkruajne ese deri ne 600-700 fjale. A nuk eshte kjo e turpshme? A nuk duhet qe ky trup te zgjidhet ne menyre me te natyrshme? Pra, qe shkallet drejt Gjykates Kushtetuese te jene te logjikshme, e jo qe krejt ky hesap te kryhet me nje test. Njejte po ndodh edhe me kandidatet per ambasadore. Edhe ata do te shkruajne ese deri ne disa qindra fjale dhe do t'i nenshtrohen nje testi me goje dhe me shkrim. Nuk do te cuditesha nese per keto pozita kandidatet te testoheshin nese e dine apo jo tabelen e shumezimit dhe alfabetin.
Kjo po deshmon me se miri se si formimi i shtetit, shoqerine tone e ka zene me breke neper kembe. Po mbushen pozitat e institucioneve me shpejtesine e drites, pa qene te sigurt se kend dreqin po e cojme ambasador, ose kush dreqin do ta ndaje drejtesine.
Shumica prej ketyre posteve, per te cilat po flas, jane frikshem te rendesishme per imazhin e Kosoves, por edhe per funksionimin normal te vendit tone. Te gjithe jeni deshmitare se cfare brumi ka ne dispozicion Kuvendi i Kosoves per ta formuar Gjykaten Kushtetuese.
Tash, kur e permenda Kuvendin e Kosoves, me ra ndermend se cfare brumi eshte vete ai Kuvend. Por, futja... se tash po provojme ta injorojme kete trup, sepse para fytyres tone po shfaqen uragane tjera me urgjente.
Keshtu, pas kandidateve per gjyqtare te Gjykates Kushtetuese, institucionet tona keto dite do te perballen me perzgjedhjen e kandidateve per postin e ambasadoreve ne 18 shtete te botes.
Para disa javesh, kemi shkruar ne Express per disa prej kandidateve per Gjykate Kushtetuese. Jane publikuar fakte inkriminuese. Nje reagim pozitiv ka ardhur prej Komisionit te Kuvendit te Kosoves per keto raste.
Jane eliminuar prej gares kandidatet me shembullore per faqe te zeza, por kane mbetur ne rreth edhe disa te tjere qe nuk do te ishin te denje per t'u futur ne gjyq ne kurrfare cilesie tjeter, pos te te akuzuarit.
Por, ne nje vend te vogel sikur ky i yni, nje cudi e eklipson tjetren ne afat rekord.
Tash jemi perballe ambasadoreve. Per 18 pozita jane ne konkurrence mbi 200 aplikante, te te gjitha profileve. Ministria e Puneve te Jashtme, e ndihmuar nga Presidenca dhe Kryeministria, kane mundesine qe perfundimisht te vendosin se cfare niveli te perfaqesimit do te nisin jashte kufijve tane.
Do te isha i pandershem po te thosha se tek keta kandidate nuk mund ta ndertosh nje ekip modest, per mundesite tone. Prej kesaj armate konkurrentesh, tash do te zgjedhim te perfaqesohemi ose prej nje gjenerate te njerezve te rinj qe kushtet minimale i plotesojne per te qene ne mesin e ambasadoreve te vendeve tjera, ose prej disa sharlataneve qe nocioni ambasador ose ua kujton Rexhai Surroin, ose batanijet ambasador.
Tjera referenca per kete pozite, nuk besoj qe kane. Kjo, per ta eshte thjesht nje vend pune i sigurt per disa vjet. Prandaj, do te deshperohesha - e kjo nuk eshte hera e pare - nese Lulzim Peci nuk do te emerohej ambasador ne Suedi. Peci eshte emer kredibil per te na perfaqesuar ne kete vend nordik dhe cdo medyshje do te ishte e shemtuar.
Rizgjedhja e Ilir Dugollit ne Bruksel gjithashtu do te duhej te ishte nje ceshtje e pakontestueshme. Leon Malazogu, per mendimin tim, eshte oferta me serioze qe kemi per ne Bullgari. Emrat e Lundrim Aliut dhe Dardan Velijajt, si pjesetare aktive te shoqerise civile, pa problem do te na perfaqesonin mire ne Holande dhe Austri. Ne listen e konkurrenteve per Slloveni, emri me serioz eshte ai i Anton Berishes.
Per here te pare, ne gare per poste te larta i kemi edhe disa femra, qe aktivitetin e tyre politik ose shoqeror deri me tash nuk e kane zhvilluar fal 30 per qindeshit te rezervuar per fustane. Emerimi i Bukurie Gjonbalajt ne postin e ambasadores se Romes do te ishte vendimi me i qelluar qe do ta merrnin institucionet tona.
Bukuria, ne nje forme apo ne nje tjeter, ne politiken kosovare eshte aktive se paku qe nje dekade. Emerimi i Visare Gashit ne Kroaci gjithashtu do t'i bente ndere gjinise femerore, por edhe shtetit tone. Aktiviteti i gjate shoqeror dhe lidhjet e saj me shtetin gjerman e bejne Besa Luzhen te pakonkurrence per te na perfaqesuar ne Berlin.
Nje shkrim ne vitin 1988 eshte nje njolle per Avni Spahiun, por edhe perkunder kesaj i ngarkuari me pune i tanishem nuk do te duhej te levizej prej pozites qe aktualisht mban ne kryeqendren e botes. Fjale te mira per sa kohe ka qendruar ne Londer jane thene edhe per Muhamet Hamitin.
Prandaj, nuk ka asnje arsye qe te eksperimentohet me ndonje emer tjeter. Pa dyshim se Parisi eshte vendi i duhur per Muhamedin Kullashin. Nese per nje moment harrohen miqesite e vjetra, atehere i ngarkuari me pune ne Zvicer do te ishte mire qe vendin t'ia leshonte Daut Dautit.
Nuk jam kurrfare autoriteti final per te percaktuar emrat e ambasadoreve te ardhshem, e ndoshta edhe po u hy pak ne hak konkurrenteve qe kane aplikuar ne Hungari, Ceki dhe Turqi, por po te pyetesha une, konkursin ne keto dy vende do ta perseritja.