Me date 12 mars 2003, Zevendes Sekretari Amerikan i Shtetit, Richard Armitage priti ne nje takim Ambasadorin e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne SHBA, Dr. Fatos Tarifa.
Me date 12 mars 2003, Zevendes Sekretari Amerikan i Shtetit, Richard Armitage priti ne nje takim Ambasadorin e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne SHBA, Dr. Fatos Tarifa.
Jam shume i kenaqur qe po takohem me ju, tha ne fillim te takimit Zevendes Sekretari amerikan i Shtetit. Kjo eshte hera e pare ne dy vjet, nga emerimi im ne kete detyre, qe takohem me Ambasadorin e nje vendi per te komunikuar me te vetem per gjera pozitive.
Zevendes Sekretari amerikan i Shtetit shprehu vleresimin e larte te pales amerikane per qendrimin qe Shqiperia po mban me konsekuence ne ceshtjen e Irakut. "U ndjeva shume krenar kur lexova letren e Kryeministrit Fatos Nano te botuar ne "Boston Globe", -tha ai. - Ne e vleresojme shume qendrimin e vendosur te qeverise dhe te parlamentit shqiptar ashtu si dhe perkrahjen e ofruar nga vendi juaj. Qendrimi tuaj ka bere te ne pershtypje te vecante, vazhdoi ai. Shqiperia tashme ka dale ne krye te rradhes. Ne ua themi tani kete me fjale dhe do ta provojme me vepra. Nese fillon lufta ne Irak ne do jemi krenare qe perkrah ushtareve amerikane do te kete edhe ushtare shqiptare te cilet do te vendosin paqen. Pjesemarrja juaj ka nje vlere te vecante", u shpreh zoti Armitage.
Zoti Armitage pershendeti nivelin e marredhenieve mes Shqiperise dhe SHBA-se dhe vuri ne dukje se aleanca ne ceshtjen e Irakut do te kete efekte shume pozitive ne marredheniet dypaleshe dhe jo thjesht ne fushen ushtarake. Kjo do te influencoje ne marredheniet tona ne drejtime te cilat as qe mund te imagjinohen tani, u shpreh ai.