E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri shprehet per nxitjen e te gjithe mekanizmave te cilat shpejtojne reformen energjitike ndersa ka kerkuar qe ne kuadrin e reformes per cmimin te stimulohen lehtesira edhe per kategori te ca

Kryeministri shprehet per nxitjen e te gjithe mekanizmave te cilat shpejtojne reformen energjitike ndersa ka kerkuar qe ne kuadrin e reformes per cmimin te stimulohen lehtesira edhe per kategori te caktuara bisnesesh dhe ne vecanti per mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Eshte zhvilluar sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano mbledhja e Komitetit Nderministror te Energjitikes. Ne kete mbledhje jane diskutuar ceshtje te cilat kane te bejne me nxitjen e reformes energjitike dhe pergatitjen e vendimarrjes ne kete drejtim.

Ne fillim te ketij takimi Kryeministri u shpreh per nxitjen e te gjithe mekanizmave te cilat shpejtojne reformen energjitike ndersa ka kerkuar qe ne kuadrin e reformes per cmimin te stimulohen lehtesira edhe per kategori te caktuara bisnesesh, shtresave ne nevoje dhe ne vecanti per mediat e shkruar dhe ato elektronike.

"Per te nxitur reformat ne fushen energjitike te behen te gjithe negociatat perfundimtare me te gjithe aktoret, duke filluar nga niveli i Keshillit Mbikqyres te KESH, Ministria e Energjetikes, Ministria e Punes dhe eÇeshtjeve Sociale, si dhe Enti Rregullator.

Ne vecanti ne kuadrin e reformes per çmimin e energjise, qe do te vazhdohet si prirje e pakthyeshme, duhet te studiohet me prioritet zbatimi i planit te masave ne kushtet e çmimit te rritur, dhe efekti i veprimit te tij ne kategori sociale.

Veproni brenda skemave te identifikuara, sidomos per nje kategori te caktuar biznesesh qe duhen stimuluar, vecoj ketu dhe mediat elektronike dhe ato te shkruara. Perfundimi i kesaj nderhyrjeje duhet bere brenda dt 31 mars me nje program veprimesh qe perfshin dhe vendimmarrjen perkatese per te adresuar edhe stimulimin e ketyre kategorive te lartepermendura" tha Kryeministri Nano.

Komiteti Nderministror i Energjetikes diskutoi per kater ceshtje kryesore:

1."Realizimi i pritshem i programit te veprimeve te KESH sh.a-se per tremujorin e pare te vitit 2003".

Autoritetet u shprehen per efektin qe do te jepte pajisja e konsumatoreve me matesa te energjise. Sipas tyre KESH ka 332 mije konsumatore, ku 296 mije jane familjare dhe 26 mije jo familjare. Ne kete drejtim u theksua nevoja per plotesimin me matesa brenda ketij viti per te gjithe konsumatoret.

KESH do te hartoje nje plan te vecante ku fillimisht duhet te realizohet plotesimi me matesa i 26 mije konsumatoreve jo-familjare, qe zene peshe te madhe ne konsumin e energjise se papaguar.

2. "Per situaten aktuale hidroenergjetike, per plotesimin e nevojes se konsumatoreve me energji elektrike nga prodhimi vendas dhe importi. Perdorimi i fondeve qe çlirohen nga ulja e importit ne investime shtese te KESH,sha, per vitin 2003"..

Duke u ndalur ne kete ceshtje te pranishmit u shprehen se situata hidroenergjetike vazhdon te jete e favorshme. Po perballohen nevojat e vendit me prodhim vendas. Kuotat ne Fierze jane me te lartat ne pese vitet e fundit. Per kete arsye u theksua ne kete takim duhet qe KESH te perdore fondet e grumbulluara per investime dhe permiresimin e infrastruktures.

3. "Per realizimin e investimeve ne sistemin e matjes per vitin 2003, me objektivin per plotesimin e te gjithe konsumatoreve me matesa".

Per kete arsye KESH do te beje efektive kredite dhe do te siguroje fonde te tjera per te realizuar kompletimin me matesa brenda vitit 2003.

4. "Raport per Ristrukturimin e KESH dhe ecuria e plotesimit te kuadrit ligjor"

Per kete problem Kryeministri theksoi rendesine qe KESH dhe ENEL qe asiston ne menaxhimin e saj, te synojne shnderrimin e nje kompanie tregtare fitimprurese te orjentuar nga tregu duke perballuar treguesit ne arketime dhe humbje, reduktimin e numrit te punonjesve etj.

Kryeministri kerkoi ristrukturimin e KESH duke krijuar nje strukture te re organizative, ndarjen e kompanise sipas bizneseve me asetet perkatese, me njesi te reja territoriale, struktura te zonave te shperndarjes, struktura te prodhimit, struktura te rajoneve te transmetimit duke synuar procesin e privatizimit te saj. Mendoj, tha Kryeministri, se edhe interesimi i Kompanise IFC per e asistuar ne procesin e ristrukturimit mund te jete nje mbeshtetje tjeter per kete kompani.

Kryeministri kerkoi gjithashtu te pershpejtohen proceset per shfrytezimin e energjive alternative si ngrohjen diellore dhe ate me ane te eres.

Ne kete kuader Ministri i Industrise dhe Energjitikes beri te ditur se vazhdon puna me kompanine e njohur amerikane "General Elektrik" per percaktimin e detajeve per fillimin e nje projekti pilot ne Shqiperi per prodhimin e energjise me burim eren.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›