Komiteti Nderministror i Integrimit Europian ne mbledhjen e sotme nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano diskutoi mbi ecurine e procesit te Asociim-Stabilizimit dhe mbi zbatimin e programit CARDS n
Komiteti Nderministror i Integrimit Europian ne mbledhjen e sotme nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano diskutoi mbi ecurine e procesit te Asociim-Stabilizimit dhe mbi zbatimin e programit CARDS ne Shqiperi.
Kryeministri Fatos Nano, ne fjalen e tij, theksoi se ky takim synonte nje analize me te detajuar te asistences se dhene nga Bashkimi Europian per Shqiperine ne kuader te programeve Phare dhe CARDS, si instrumentet kryesore financiare mbeshtetes te reformave tona ne institucione dhe ne ekonomi per t'u integruar me standartet e BE-se.
Progami indikativ shumevjecar 2002-2004 percakton fushat prioritare te procesit te stabilizim-asociimit dhe strategjine e perbashket te miratuar nga Keshilli i Europes per te mundesuar integrimin e plote te vendeve aspirante ne jeten ekonomiko-politike europiane. Prioritetet e ketij programi indikativ jane drejtesia dhe ceshtjet e brendshme, ngritja e kapaciteteve administrative, zhvillimi ekonomik dhe social i vendit, mjedisi dhe burimet natyrore, si dhe demokracia dhe stabiliteti, qe shoqerohen me nje pakete financiare per Shqiperine.
Per 10 vjet Shqiperia ka perfituar nga programet "Phare" ne perfundim, qe po ja lene vendin zbatimit te programeve "CARDS" te krijuara posacerisht per procesin e Stabilizim-Asociimit.
Pas diskutimeve te ministrave mbi ecurine e programit "Phare" dhe projekte te vecanta ne kete drejtim, Kryeministri Nano nenvizoi se "duhen intensifikuar marredheniet me delegacionin e BE-se per te kapercyer fragmentarizimin dhe vonesat e institucioneve ne procesin integrues".
Kryeministri kerkoi nje skeme monitorimi per projektet ne shqyrtim, pasi, sipas tij, duhet t'i afrohemi standartit dhe menyres se operimit te organizatave europiane.
Ministri i Shtetit per Integrimin, Sokol Nako, njohu komitetin me zbatimin e programeve CARDS 2001 dhe CARDS-2002, dhe prioritetet e programit CARDS 2003, i cili ka si me te rendesishem financimin e ngritjes se Gjykates se Krimeve te Renda, per te cilen jane parashikuar 5 milion euro.
Ne kete drejtim, Kryeministri Nano kerkoi nje percaktim te detyrave konkrete te cdo dikasteri, duke e vene theksin ne planifikimin dhe mirekuptimin e brendshem te strukturave shtetorore. Z.Nano theksoi se ne duhet te bashkojme kapacitetet, koordinimin, monitorimin me strukturat qe na asistojne, pasi kemi hyre ne nje faze negociatash dhe duhet t'i zbatojme projektet ne funksion te procesit te Stabilizim-Asociimit.
Komiteti Nderministror i Integrimit Europian pritet te mblidhet perseri rreth dates 19-20 Mars per te diskutuar ceshtje te tjera te rendesishme ne kete drejtim.