E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, kontrate regjistrimi per 190 mije pasuri ne vend

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP) dhe kompania daneze "BlomInfo A/S" nenshkruan dje kontraten per Regjistrimin Fillestar te 50 zonave te tjera kadastrale, ne mbare vendin. Regjistrimi Fillestar ne keto 50 Zona Kadastrale, perfshin Regjistrimin Fillestar te rreth 190 mije pasurive, ne zonat urbane, ne disa qytete te Shqiperise. Per ZQRPP-ne Kontrata u nenshkrua nga Kryeregjistruesi i Republikes, Arben Qirjako, ndersa per palen daneze kjo kontrate u nenshkrua nga Kristian Skak-Nielsen, drejtori i kompanise, "BlomInfo A/S". Kontrata ka nje afat 2-vjecar dhe perfundon ne prill te vitit 2012. Perzgjedhja e kompanise daneze, si fituese per regjistrimin e 50 Zonave Kadastrale, u be pas nje tenderi nderkombetar, te organizuar nga ZQRPP, me miratimin e Bankes Boterore. Ndersa perzgjedhja e zonave, qe do t'i nenshtrohen projektit te Regjistrimit te tyre Fillestar, u perzgjodhen nga nje grup nderministror, i kryesuar nga Ministri i Drejtesise. Organizimi i ketij tenderi eshte pjese e Projektit per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes, i iniciuar nga Qeveria Shqiptare dhe i financuar nga Banka Boterore. Nderkohe, si pjese e ketij projekti te financuar nga Banka Boterore, nje tjeter kompani eshte duke punuar per Regjistrimin Fillestar te rreth 120 mije pasurive te tjera, ne 22 Zona Kadastrale, perfundimi i te cilave pritet te ndodhe ne maj te vitit 2011. Ne Shqiperi po ndertohet Sistemi i ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme bazuar ne Ligjin Nr. 7843, date 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme" (i ndryshuar). Baza e ketij sistemi krijohet nepermjet procedures se Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme nen drejtimin e Kryeregjistruesit te Shqiperise. Per te mbeshtetur ndergjegjesimin publik dhe pjesemarrjen e pronareve, paralel me kete projekt, financuar po nga Banka Boterore po zhvillohet edhe Projekti "Fushata e Ndergjegjesimit Publik per te mbeshtetur regjistrimin e pasurive te paluajtshme".

Lista e 22 Zonave Kadastrale (ZK) Regjistrimi Fillestar i te cilave ka filluar dhe pritet te perfundoje ne vitin 2011

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›