Me droge ne lokal, u iken policeve nga duart
Tirane - Nje adoleshent u ka shpetuar nga duart policeve, ndersa dyshohej per shitje te droges ne lokalin e lojerave qe kishte ne pronesi dhe per mbajtjen e nje sasie te madhe fishekesh ne banese. Pasi ka sulmuar efektivet gjate kontrollit ne dyqanin e vendosur ne rrugen "Bajram Curri" te Tiranes, Dorian Disha, vetem 18 vjec, ka mundur te arratiset pa rene ne pranga. Agjentet e antidroges kane sekuestruar 8 doza qe dyshohet te jene droge, nderkohe qe gjate kontrollit ne shtepi nuk munden te gjenin dot te dyshuarin por vetem fisheket. Burime zyrtare te policise thane se aksioni eshte bere mengjesin e djeshem nga oficeret e seksionit te Luftes Kunder Droges, te ndihmuar edhe nga uniforma blu te rendit. Mesohet se informacionet ishin siguruar ne rruge operative dhe nga ankesat e qytetareve, qe kane cuar ne kontrollin e dyqanit te lojerave te fatit, ne afersi te rruges "Bajram Curri", ne pronesi te Dorian Dishes. Per 18-vjecarin, policia dispononte informacione se merrej me shitje te lendeve narkotike, ne ambientet lokalit, ku gjate kontrollit u sekuestrua ne cilesine e proves materiale 6,5 grame pluhur, e dyshuar lende narkotike, e cila ishte e ndare ne 8 doza, gati per shitje. Uniformat blu sekuestruan ne banese 86 cope fisheke model 56, 58 cope fisheke model 54, 14 fisheke pushke, 10 ndezes elektrik detonator dhe 10 fisheke parabeli 9 milimeter. Disha akuzohet per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike", "mbajtjes pa leje te municioneve luftarake" dhe "kundershtim i uniformave blu".
A.Cena
A.Cena