Ryshfeti 200 leke, ne pranga polici rrugor
Ryshfeti 200 lekesh con ne pranga policin e qarkullimit rrugor ne kryeqytet. Ka qene nje xhirim i fshehte qe i eshte bere efektivit, ndersa ne zonen e Tiranes se Re, prane Ures Teknologjike, i ka marre nje shoferi para per ta favorizuar. Burime zyrtare te policise thane dje se oficeret e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ndaluan per mitmarrje rrugorin Ilir Dauti, pasi eshte kapur duke marre para nga drejtuesit e automjeteve qe udhetojne nga rrethet ne drejtim te Tiranes. Denoncimi i bere nga disa drejtues automjetesh qe kane vene ne levizje agjentet e SHKB-se, per te nisur nje hetim ndaj efektivit blu. Pikerisht gjate hetimit te kryer oficeret kane bere te mundur dhe ndalimin e Dautit, i cili eshte filmuar duke marre nje shume parash prej 200 lekesh, nga nje drejtues makine. Gjithcka ka ndodhur mengjesin e djeshem ne vendin e quajtur "Ura Teknologjike", ne hyrje te kryeqytetit. Burime te policise thane se kapja eshte bere ne flagrance ne momentin kur Dauti i ka marre nje shoferi nje shume parash, kundrejt heqjes se penalizimeve te mundshme qe mund te beheshin. Pas kesaj ngjarjeje, oficeret e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem i kane vene prangat kolegut, duke e shoqeruar per ne Komisariatin nr. 2. Sipas te dhenave, ndaj te ndaluarit eshte ngritur akuza e "mitmarrjes" gjate kryerjes se detyres dhe eshte shoqeruar ne polici. Mesohet se per te realizuar aksionin jane dashur dhjete dite hetime, pas denoncimeve te shofereve se efektivi i rrugores merrte para kundrejt favorizimeve. Nga hetimet ka rezultuar se Dauti kishte marre para nga shoferet e makinave qe benin shkelje, ne kembim te heqjes se penaliteteve per parregullsite qe benin. Per kete ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranes, pasi dosja i kaloi po diten e djeshme per vepren penale te "mitmarrjes" dhe "shkeljes ne detyre". Gjate marrjes ne pyetje efektivi ka kundershtuar akuzen duke u shprehur se nuk kishte kerkuar ryshfet dhe se ka qene korekt ne detyren e kryer.
A.Cena
A.Cena