Prokuroria heton trafikun e armeve
Redinalda Caushaj
Prokuroria nis hetimet per dyshimet rreth trafikut te armeve nga Shqiperia drejt SHBA-ve dhe vendeve te tjera. Shkak jane bere akuzat e hedhura ditet e fundit ne media, pamjet filmike, por dhe pergjimet e servirura pas shperthimit ne Gerdec, ku mbeten te vdekur ne fabriken e demontimit 23 persona. Burime nga organi i akuzes konfirmuan lajmin dje per gazeten "KJ" dhe thane se do te merren ne pyetje per te zbardhur keto dyshime personi qe beri pergjimin, Kosta Trebicka, kreu i kompanise amerikane SAC, qe permendet ne bashkebisedim dhe te dyshuarit e arrestuar per tragjedine ne repartin e Gerdecit. Aktualisht jane sekuestruar kaseta filmike dhe dokumentet e transkriptit te pergjimit telefonik, si dhe deshmite ne media te paleve. Nese gjate hetimit vertetohet pista e trafikut nderkombetar te armeve, atehere Prokuroria e Tiranes do t'ia kaloje ceshtjen Krimeve te Renda per investigim te metejshem. Zyrtaret sqaruan se kjo eshte nje ceshtje e mevetesishme, qe nuk ka lidhje me shperthimin ne repart.
Dyshimet
Grupi hetimor qe po heton tragjedine e Gerdecit aktualisht po verifikon te gjitha kasetat e sekuestruara nga ana e prokurorise, ne lidhje me trafikimin e municioneve nga reparti ushtarak, qe ishte kthyer ne nje fabrike te demontimit te municioneve. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme kane sqaruar se kasetat filmike, ne te cilat paraqiten pamjet e bisedave te kryera midis biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka dhe sipermarresit amerikan, Efraim Deveroli, i jane nenshtruar verifikimeve. Ne rast se te gjitha bisedat e kryera midis tyre vertetohen se kane lidhje me nje trafik te armeve, atehere prokuroria do te shtoje ne hetime pisten e shtate te saj. Do te jete Prokuroria e Krimeve te Renda, ajo qe do ta hetoje ceshtjen ne kete rast, duke pasur dhe si detyre te metejshme zbulimin per linjen e trafikut dhe rruget qe ndiqeshin. Por, per te arritur deri ne kete pike, mesohet se organit te akuzes do t'i duhet te gjeje prova shtese, pasi kasetat filmike nuk perbejne prova materiale per prokurorine, sepse jane te servirura nga mediat. Kasetat do te merren ne konsiderate, pasi pergjimet nuk jane kryer me urdher te prokurorise dhe me vendim gjykate.
Thirrja per deshmi
Per te arritur deri te sigurimi i provave per te vertetuar dyshimet per trafik nderkombetar te armeve e municioneve, prokurorise do t'i duhet te therrase ne pyetje dy personat qe bisedojne ne linje telefonike dhe flasin per blerjen e municioneve. Burime nga prokuroria thane dje per gazeten se dy biznesmenet do te merren ne pyetje per te dhene shpjegime rreth bisedes dhe nese behet fjale per nje trafik te paligjshem e te fshehte. Thirrja e Trebickes dhe Devirolit do te behet ne cilesine e personave qe kane pasur dijeni ne lidhje me ngjarjen, duke i ndjekur veprimet hap pas hapi. Prokuroria e Tiranes po verifikon dyshimet e ngritura ne lidhje me nje rrjet te trafikimit te armeve, te cilat merreshin nga depot e armatimit per demontim ne Gerdec e me pas trafikoheshin ne drejtime te ndryshme. Nese dyshimet e ngritura rezultojne te verteta, atehere tre te ndaluarit Mihal Delijorgji, administratori i firmes "Alba Demil", Ylli Pinari, drejtori i ndermarrjes MEICO, si dhe Dritan Minxholli, drejtues teknik ne fabriken e Gerdecit, do te perballen me akuzen e dyte, ate te "trafikimit te armeve luftarake".