Municionet e Grizes, inspektim nga Shtabi i Pergjithshem
Nje grup specialistesh nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Shqiptare, te shoqeruar nga prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, kane inspektuar dje repartin 403/2 ne Grize, ku ndodhen nente depo te mbushura me municion luftarak. Prefekti Bejdaj konfirmoi dje per "Koha Jone" se "u krye nje kontroll i imtesishem ne te gjitha depot, te cilat qe prej vitit 1992 jane mbushur me municion luftarak". Perfaqesuesit e Shtabit te Pergjithshem kane pohuar se municioni luftarak qe ndodhet ne keto depo arrin ne 12 mije tone. "Kjo sasi municioni paraqet rrezikshmeri te madhe per zonen dhe shqetesimi i banoreve te fshatit Grize eshte i drejte", pohoi prefekti i Fierit. Pavaresisht se keto depo ruhen me ushtare roje per 24 ore, perseri vete koha e prodhimit te ketij municioni luftarak paraqet rrezikshmeri". Specialistet e mberritur nga kryeqyteti kane pohuar se mundesite e shperthimit te ketij municioni jane teper te vogla, pasi djegoret, ndezesit apo edhe kapsollat e TNT u jane hequr dhe jane larguar prej shume kohesh nga keto depo, ku ruhet ky municion.
Pasi kane inspektuar me imtesi te gjitha ambientet e brendshme dhe te jashtme te ketyre depove, ata kane lene detyrat per vartesit e tyre ne kete pike ushtarake. Prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, tha se ushtaraket e larte i kane premtuar se shume shpejt do te filloje transportimi i tyre, duke i larguar nga depot ekzistuese dhe duke i magazinuar ne nje vend tjeter me te sigurt. Depot e municioneve ne fshatin Grize te rrethit te Fierit prej kohesh kane qene nje shqetesim konstant per banoret e ketij fshati, ndersa tragjedia ne fshatin Gerdec ka bere qe ata te ngrene serish zerin per rrezikun qe u kanoset. Fshati Grize ndodhet vetem nje kilometer larg qytetit Patos, tre kilometra ne vije ajrore larg Fierit dhe vetem 200 metra larg nente depove gjigante te cilat prej 15 vjetesh jane kthyer ne magazina te municioneve luftarake si fisheke, predha dhe tritol. Banoret e fshatit Grize jane alarmuar nga ngjarja e Gerdecit. Nje shperthim i mundshem, sipas eksperteve, rrezikon shkaterrimin jo vetem te Myzeqese, por gjysmen e Shqiperise. Nje muaj me pare, dhjete makina te ngarkuara me municion shkuan per shkarkim drejt Gerdecit, sipas banoreve te zones. "Pas viteve '90-te shume stalla, qe dikur sherbenin per te rritur pulat, u kaluan nen juridiksionin e Ministrise se Mbrojtjes, duke u kthyer ne depo per magazinimin e municioneve luftarake", pohuan disa ushtare te ketij reparti.
Xhemil Beharaj